Rajon
Rusët në alarm: Vuçiç po i hap derën NATO-s, nuk përjashtohen sanksionet
Vizita e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd nuk është mirëpritur nga Moska. Pas zërave se Rusia po tenton një front të ri lufte, Sekretari i NATO nisi një tur në rajon duke shkuar te të gjitha vendet që janë të rrezikuara nga ndikimi rus. Por vizita më e bujshme është bërë në Beograd, aty ku 24 vite më parë NATO nisi një sulm bombardimi.
Stoltenberg dhe Vuiçiç biseduan mbi mundësinë që ushtria serbe të bëhet pjesë e stërvitjeve të NATO dhe kjo ka bërë jehonë në të gjitha mediat ruse. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se qeveria e vendit do të shqyrtojë mundësinë dhe do të marrë një vendim për këtë çështje” – shkruan TASS.
“Unë si komandant suprem i ushtrisë do t’i paraqes një kërkesë qeverisë së Serbisë që vendimi për rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n, si dhe me partnerët tanë të tjerë, të cilat i kemi mbajtur më parë, të shqyrtohet së shpejti” – deklaroi Vuçiç gjatë takimit me kreun e NATO-s.
Shumë media ruse e kanë për këtë lëvizje si një hapje dere ndaj Aleancës. Disa kanë pyetur madje dhe ekspertë, të cilët e shohin si një humbje të sovraniteti. Madje sipas tyre, Beogradi mund të shkojë dhe drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.