Connect with us

Kronike

DETAJET nga grupi i Ervin Matës, rolet e “Dajës”, “Bolit” dhe “Tonit” për trafikimin e kokainës

Publikohet dosja voluminoze e SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.

Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se grupi i strukturuar kriminal komunikonte në këtë aplikacion me kodet: K9B9EP (Erzen Breçani), GS4TDD (Ervin Mata), HFNERI dhe Q3QNV9 (Ismail Zeneli), Ç4RE2 (Bujar Germizi), DDRJEP, PIXCJ5, $7DEGI (Eralbi Breçani), THOZQH, V6FGL7 (Besmir Murati), DMi6CF (Dedan Gjoni), 35F73Z dhe jo me emrat e tyre.

Në biseda flitet për trafikimin e sasive të koniderueshme të lëvëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt BE-së, kanabis dhe kokainë. Transfertat e parave kryeshin me një kompani me bazë në Spanjë, përmes sistemit ‘Halata’.

“Veç trafikimit të lëndëve narkotike, rezulton edhe përfshirja e funskionarëve publik, që ndajnë informacione të rëndësishme duke bashkëpunuar në vrasje”-thuhet në dosje.

Dosja e siguruar nga Anila Hoxha, rendit me detaje episodet e të gjitha rasteve të kapjes së kokainës, e cila nis me datën 5 janar 2021, ku janë kapur 446 kg kokainë në Holandë. Droga u kap në një kontejner në portin detar të Roterdamit.

Nga bisedat e zbërthyera në ‘Sky’ në datën 9 nëntor 2021,  dalin Ismail Zeneli (HFNERI) me nofkën “Daja”, “Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofkën “Boli” ose “Toni”, Besmir Murtati (V6FGL7) me nofkën “Kukesi” dhe një përdorues me nofkën”EIb” ose “Elb Nissan”.

Rolet e secilit për trafikimin e kokainës

Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e drogës në vendin e origjinës. Edhe Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e drogës në vendin e origjinës. Po ashtu, Besmir Murtati  ka porositur dhe ka financuar blerjen e kokainës në Brazil.  Përdoruesi i Sky D**p ka pasur rolin: e kontaktimit të personave të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lëndës narkotike; pritjen e shumave të parave të dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit ne vendet e Amerikës së Jugut; blerjen e sasive të drogës me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike në kontejnerë me qëllim trafikimin drejt Europës.

Më datën 9 nëntor të vitit 2021, dalin bisedat mes Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI, që komunikon me Eralbi Breçanin që mban kodin S7DEGI.Ata dyshohet se diskutojnë për dërgimin e një sasie prej 500 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Valencias, ku Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore.

Ata dyshohet se diskutojnë rreth dërgimit të një ngarkese prej 500 kg te llojit kokaine nga Amerika e Jugut

“Po kam fol, por më tha për këta javë 100% do bëj 500 cop me dysheme, me çanta nuk nisi gjo, me syt thue ti. O djalok se jam në makinë dhe nuk të shkruaj dot se edhe nuk shof mirë. Ça me të thënë, po presim këtë javë se ai tha po nisëm këtë javë, 500 ku di gjo tash. Presim edhe këtë javë ça me 60…”

Në datën 17 nëntor të vitit 2020, Ismail Zeneli i shkruan përdoruesit të paidentifikuar me kodin D**p. “..Si je. 0 …F, nga humbe, ca po bën? Ca kutie o daj, je duke bo tavan apo dysheme, si nuk na shkon me lirë. Po mirë mirë, më thuj ca je duke bo, dysheme apo tavan? Ok, sa cope do fusësh. Po mirë Oooo daku po e bën dot dysheme se ishte shumë e lehte. Pyet se ka. Dhe nuk e shofin…”.

Në bisedë diskutohet sesi do fshihet lënda narkotike në kontejner dhe çfarë sasie do të niset. Më tej diskutohet ‘dysheme apo tavan’, në të cilin vendoset lënda për të mos u gjetur nga kontrollet.

“Po sa janë o daj, qysh janë, ca janë? Na co një herë të dhënë masandej po foli. Po ti e din se kur është kështu, nuk e di se sa do i t’na marrin. Po ishalla marrin përsipër dhe e bëjnë si punë. Ndryshe ngelim, ca me të thënë zdi ca me të thënë. Njerëz jemi, tash po shofim a e marrin për sipër apo se marrin. Njerez kemi, 2-3 grupe që mund t’i pyesim, tash të them dhe flasim. Do t’ja tregoj direkt personit tim, a bën gjo apo zbën” -thotë Ismail Zeneli, i cili shpjegon rreth mundësive qe ka ai për të nxjerre lëndën narkotike nga konteninerët.

Në datën 24 nëntor 2020, Ismaili komunikon me Besmir Muratin, duke qenë i pakënaqur më veprimet e D** dhe duke qenë se ka dërguar para për të porositur drogën, shqëtësimin e tij  dhe nervozizmin ja shpreh Muratit.

“O daje ca do bëjmë ore se ky dot që do ngarkojë. S’ka ça ngarkon ore se ka 3-4-5 muaj që është duke na rrejt, na griu. Po jo ore ca fole me të, s’kam fol gjo me të ashtu ngeli ai duke më thënë gjithë ato kohë or burrë. Këtej thotë janë 3-4 rrugë që dojnë më ngarku për Valencia. Tre grupe i ka të porositëm ai. Një e kam unë, një tij. Tani më tha kam për Brazilin, po leje thash na bëj këtë punën e Ekuadorit”. Ai lekët s’mi ka dhënë mua mbrapa a kupton. Sa lekë na ka borxh, i q* motrën 7-8 muaj me lekt dhe pa bo punë. I q* robt o burrë jo sot jo nesër, ma nxiu fytyrën. Më mirë fol vet me të.”-shprehet Ismaili.

Po atë ditë, Ismaili flet edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit.

“O daj a nejte duke mu lut ti, me bo noj gjo me atë? Po ashtu janë nja 3-4. 2-3 I ka vetëm (D**p) që i ka porosit nga 2-3 veta. Po kshu pra është asht bo. O daj ka gjithë verën duke prit (D**p). Tani i ka porosit nja 3-4 tjera ai, vetë më ka thene. Ishalla mor dajlok, se na corjentun fare. Mileti po punojnë vetëm … nuk është duke bërë gjë me atëgrupin e vet. Ato tjerët po punojnë. O daj unë s’di gjo si me ja bo aty të grupi juj, unë jam vetëm me njerëzit këtu. Ndajini ju të gjitha, mua më lini 25%.”- i thotë Ismaili Erabit.

Më 6 dhjetor zhvillohet biseda në chat mes Ismail Zenelit (HFNERI), Eralbi Breçani (S7DEGI) dhe Besmir Muratit (V6FGL7), ku ndajnë pazaret dhe bien dakord.

HFNERI: Mjesi si jeni, a jeni mirë të gjithë. E para: unë ju kam dhon ktij grupi 50€ për punë që mos të dalin bllof s’di si tja shpjegoj ju. E dyta: Për ndarjen e 55 units unë jam me dy shok dhe jeni iu (D**p), Kuksi dhe Toni. Gjithsej jemi 6 persona. Une dhe (D**P) mbajmë nga 13.5 qe bojne 27. Dhe ju të katërt 28. Total unë me dy çunat e mi do paguaj 27.5. Dhe ju keni (D*) Kuksi dhe Toni 27.5. Kjo është them e dreita po jeni ne dakord na thuni. Duhet ti keni parasysh se tek 55 na marrin 30%. Ok boyës.

V6FGL7: Mjesi daj si je. Pa merak ashtu e lejmë

S7DEGI: Mirëmëngjesi. Un jam ne rregull…

(D**p): Si kaluat cuna më doli gjumi herët nga terapit. Daje bëji nji sinjal ti kaloj të gjitha infot, për mua është ok.

Në datën 6 dhjetor të vitit 2020, Ismail Zeneli komunikon me Eralbin, Besmir Muratin dhe një të paidentifikuar për një tjetër sasi droge 10 kg, me vlerë 10 milion lekë. Zeneli shpreh shqetësimin lidhur me personat që do të nxjerrin drogën pasi ata janë tërhequr dhe në grup ka nisur debati.

HFNERI: Kalojmë pak në temë  punë (D**P). Këta frikësohen jo për gjo O daje. Po po ta di shteti atë pun ajo del në manifest me të kuqe. 20:30 do takona prap sonte. Mos fol me kan deri ka darka. Shohim a do kemi noj shans. Këta kanë hall mos i kap shteti. Mos të humbin njerëzit.

(D**P)—Po jo mer daj, kush është ai që e djeg me shtet, robt dun me fitu lek, jo me e djeg.

HFNERI: Për gjona të tjera jau mbaj unë përsipër, ju thash këtyre…

(D**P): Po më duket se këto po dredhin muhabetin se po intereson më shumë në anën tjetër. Daje bëjë fakt të kryer në e mbyllim deal me ju. Mbaro punën thuaj. Ça qenka ky muhabet, më ndrro ti mu në moment të fundit. 10 mln euro në kuti thuaji. Ti tërhiqesh si të do bytha, aty o e nxjerr o kapesh, por kur merr 30% si i be. Janë 100 bukë 3 mln euro. Se na fiku me u tërheq…

HFNERI: Ore do bëj çmos me ta, sa lek t’ju ofroj. Mu nuk më ka përmend përqindje. Unë rash dakord me ta, nuk besoj se është ky problemi, po ju them 40% vetëm nxjerrma. Tani së fundi po ju them kshu para 40%, veç ma boni si punë. Nuk besoj se është ky problemi, trust me.

(D**P): Po dal keq dhe me njerëzit se i thash iher me 30.

HFNERI: S’ka të bëjë përqindja, unë në 20:30 kam takim me ta edhe po ju la me dit…

Eralbi Breçani: O (D**P) vetëm ti bëhet puna Tios. Unë asgjë s’du nëse ngel me pagujt më shumë se gjynah.

HFNERI: Fola me një nga kta shokët dhe kemi lënë prape një takim tjetër, do përdorim të gjitha mënyrat dhe forcat që kemi më thanë me shpëtu si punë. Shohim nesër.

Në datën 16 dhjetor 2020, zhvillohet një bisedë në grup chat mes Ismail Zenelit, Eralbit, Muratit  dhe një të paidentifikuari D**p. Ky i fundit thotë se po nis një rrugë të këtë javë me drogë, ndërsa Ismalili e uron “mbarë ishalla”, teksa në chat shkëmbehen edhe fotot të kokainës të futura në dyshemenë e kontejnerit. Ata flasin për persona që kanë 20 vite që merren me ‘ketë punë’, teksa flasin edhe për pazaret e parave të drogës sesi do të ndahen në përqindje me njëri tjetrin.

“Nuk ka shtet në Brazil, hajde e bëjmë kështu thuj e mbaj unë përgjegjësinë. O daj mënyra si i fusin në letër ato nuk e kap skaneri, kurse me çanta e kap. O daj ti e di në Brazil nuk ka shtet. O daj ne s’po garantojmë edhe atje ku paguajmë shtetin, ka 10% rrezik se të vjen shtetit, se ti pagu shtetin, nuk pagu policinë e gjithë Ekuadorit që të mos vijë njeri. Daje ai personi që njoh është super fuqi e takova dje. ”– thuhet ndër të tjera në përgjimet e zbardhura nga Top Channel Web.

Më tutje në bisedë, ata bien dakord që të organizojnë një ngarkesë nga Brazili dhe se do të dërgojnë para në Brazil, por ajo që del në pah është se Besmir Murati gjithmonë kërkon miratimin e Zenelit, duke nxjerrë në pah eksperiencën e këtij të fundit, thuhet më tej në dosjen e SPAK..

Në dosje renditen edhe rastet e tjera të planit të trafikimit të kokainës, edhe komunikimet pas sekuestrimit të drogës në Brazil. Dosja voluminoze tregon edhe detaje sesi u siguruan kushtet për vrasjen e Edmond dhe Albert Nelës, ku impikohen edhe zyrtarë të lartë.

Kronike

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

Continue Reading

Kronike

Grabiti makinën e turistëve/ Arrestohet 35 vjeçari, sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informcioneve i ndaluari rreth 35 vjec me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.

Continue Reading

Kronike

Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori i ngjarjes, si nisi sherri mes të rinjve

Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori është një 46-vjeçar banues në Shkodër. Ndërkohë që plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Continue Reading

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading

Kronike

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING