Connect with us

Kronike

Megaoperacioni ‘Tempulli’/ Arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Vlorë – Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet. 52-vjeçari i identifikuar si Sokol Halili është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë në lagjen “4 Heronjtë”. Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur rreth 500 doza kanabis, gati për shitje. “Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.”-  njofton policia. Ndër të tjera, blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar dozat e kanabisit të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, si dhe një armë gjahu që 52-vjeçari e mbante pa leje. Arrestimi i 52-vjeçarit u bë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli’.

Advertisement