Connect with us

Kosova

Kosova ka vite që nuk ka mundur të rrisë numrin e vendeve që e njohin atë

“Nëse Kosova arrin një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, atëherë nuk do të ketë nevojë për njohje të reja të pavarësisë dhe do të jetë e hapur hyrja në organizatat ndërkombëtare” – Kështu është shprehur analisti I njohur Shkëlzen Maliqi, sipas të cilit tani mbetet për të bërë “përparim” me disa vende të tjera. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe diplomacia kosovare janë në shënjestër të kritikave në Prishtinë se kanë “dështuar” plotësisht kur bëhet fjalë për njohjet e reja, të cilat nuk kanë ndodhur që nga shtatori i vitit 2020, kur Izraeli e bëri këtë dhe se ka dëmtuar dukshëm imazhin e Kosovës. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij, 28 shtete kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Edhe pse, sipas Maliqit, Kurti ka bërë shumë gabime në drejtimin e politikës së jashtme, ai beson se nuk është faji i tij që ka pauzë në njohjet e reja të Kosovës. “Për gjashtë apo shtatë vjet asnjë qeveri nuk ka mundur të bëjë asgjë për të rritur numrin e njohjeve. Nuk është faji i Kurtit. Nëse Kosova arrin të kalojë këtë pike, nëse arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe nëse do ketë njohje faktike, atëherë nuk ka nevojë të kërkohet një numër më i madh i njohjeve” – ka theksuar analisti Maliqi. “Kuanumi i njohjes” është përmbushur prej kohësh, pohoi ai, por tani duhet bërë një “përparim” me vende të tjera të rëndësishme, si Vatikani, India, por edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. “Vendet që janë nën ndikimin e Perëndimit, blloku properëndimor e mbështetën Kosovën nën ndikimin e amerikanëve, britanikëve… Ka vende të tjera që janë skeptike, përfshirë ato evropiane që nuk e njohën Kosovën, por edhe ato arabe dhe afrikane, ose janë nën ndikimin e Rusisë, ose kanë ndonjë problem të brendshëm, si Sllovakia apo Spanja. Disa vende duhet, ose janë afër njohjes së Kosovës në rrethana të caktuara, siç është Vatikani, i cili është shumë i rëndësishëm për Amerikën Latine, apo ndoshta Greqia. Tani, kohët e fundit, edhe Spanja pritet të zbusë qëndrimin e saj, duke pasur parasysh qeverinë e re. “Nëse arrihet një marrëveshje, bllokada që ekziston në Bruksel në lidhje me njohjen e Kosovës mund të ‘shkrihet’” – potencoi analisti Shkelzen Maliqi

Advertisement