Aktualitet
E reja largohet nga banesa, motra e saj alarmon policinë për ta gjetur
Një 23-vjeçare është larguar nga banesa në Tiranë. Ka qenë motra e saj që ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të resë. Aktualisht po punohet për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. V., 26 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja M. V., 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.