Kronike
Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, 5 makina përplasen me njëra-tjetrën
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/aksident-6.jpg)
Mesditën e sotme, në rrugën Tiranë-Durrës, ka ndodhur një aksident. Mësohet se në aksident, janë përfshirë 5 automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur përveç dëmeve materiale.
Si pasojë e aksidentit, në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)