Connect with us

Bota

Presidenti Erdogan i kujton SHBA-së përgjegjësinë historike për të ndaluar sulmet izraelite në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani tha se gjatë një takimi me Biden, i kujtoi se SHBA-të kanë për përgjegjësinë historike për të ndaluar sulmet e Izraelit në Gaza.

“Gjatë një takimi me (Presidentin amerikan Joe) Biden, i kujtova SHBA-së përgjegjësinë e saj historike. Si mund të bërtasë bota më fort për nevojën për të ndaluar Izraelin”, u tha Erdogan gazetarëve të martën në bordin e avionit të tij që kthehej nga Hungaria.

Erdogan deklaroi se përgjegjësia e SHBA-së është të bindë Izraelin të braktisë këtë brutalitet, për të ndaluar këtë masakër në Gaza, shkruajnë mediat e huaja. 

“Për javë të tëra, njerëzimi ka thënë “mjaft” si në OKB ashtu edhe në sheshet e vendeve. Kjo protestë bëri jehonë para Shtëpisë së Bardhë dhe madje edhe në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara tani duhet të ndalojnë së bërë vesh shurdh ndaj këtyre thirrjeve. Izraeli nuk po godet vetëm palestinezët dhe Gazën; po godet njerëzimin. Historia do të gjykojë dhe dënojë ata që heshtin. Fatkeqësisht, drejtësia nuk do të arrihet vetëm përmes qetësisë në Gaza”, shtoi Erdogan.

Erdogan tha se të drejtët janë palestinezët të cilët gjatë viteve janë përballur me pushtimin e vendit të tyre, kanë dëshmuar sekuestrimin e shtëpive të tyre nga terroristët dhe kanë përballuar koston për vite të tëra për të mbrojtur tokën e tyre.

Ai shtoi se është koha për t’ua përcjellë këtë atyre që kanë pushuar së dëgjuari palestinezët dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndëshkimin e fajtorëve.

Advertisement