Kosova
Shpërtheu bombola e gazit, humb jetën pronari i fabrikës bashkë me gruan
Pronari i një fabrike uji në Junik të Kosovës dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se Mic Tofaj dhe gruaja vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.
“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.