Aktualitet
VITI 2023, NJË VIT SUKSESI PËR SIGAL UNIQA-n/ Ponari: Ja planet dhe sfidat për 2024-ën
SIGAL UNIQA Group Austria e mbyll vitin 2023 aty ku e nisi, si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm. Në një intervistë për Top News, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, z. Avni Ponari, bëri një rezyme të vitit që po lemë pas duke u shprehur me nota pozitive edhe sa i përket ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi sigurimet vullnetare. “2023 ka qenë një vit sfidash të mëdha. Ka qenë një vit i rritjes të të ardhurave dhe primeve por ka qenë edhe një vit i ndërgjegjësimit të qytetarëve për të patur më shumë sigurime. SIGAL UNIQA është në pozitat kryesuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo zë vendin e parë në këto tri shtete dhe natyrisht mban vendin e parë edhe në pagesën e dëmeve”, shprehet Ponari.
Por si pritet të jetë viti 2024 për SIGAL UNIQA-n? Çfarë sfidash e presin?
“Në 2024-ën sfidat janë edhe më të mëdha. Veçanërisht përqëndrimi do të jetë në sigurimet online, në ofrimin e produkteve që janë më të kërkuara dhe më të sakta për të krijuar një pavarësi sa më të plotë për çdo qytetar. Sepse e kemi thënë që, nëse je i siguruar dhe je i mbuluar me të gjitha produktet atëherë ti nuk ke më nevojë të shkosh zyrave të shtetit apo administratës shtetërore duke shmangur të gjitha burokracitë dhe duke përfituar atë që të takon bazuar në kontratën e sigurimit. Prandaj, kjo mbetet sfida jonë gjithmonë. Ndaj, bota europiane dhe bota e civilizuar mbulimet në sigurim i ka një faktor të rëndësishëm për të krijuar një qytetar të lirë dhe të pavarur nga administrata shtetërore”
Në fund nuk mund të mungonte edhe urimi për festat e fundvitit.
“Me këtë rast unë përfitoj të uroj të gjithë klientët e SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Por edhe ata që janë pjesë e grupit të madh “UNIQA”, mbi 16 milionë klientë, Gëzuar Festat! Uroj që viti tjetër ti gjejë më të angazhuar, më afër me tregun e sigurimeve, më afër me shitjet e risqeve të kompanive të sigurimit për të qenë qytetarë dinjitozë kudo që banojnë”, uron CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni Ponari.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829