Rajon
Protestat në Serbi, ambasadori amerikan mesazh të fortë Vuçiç
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer këto ditë në Serbi.
Në një mesazh në rrjetin social X ai shkruan se: “Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”.
Nga ana tjetër ai ka deklaruar se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Ai i bën thirrje policisë që të pamundurën për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat civile. “Të gjithë qytetarët e Serbisë kanë të drejtë të dëgjohen për të shprehur pikëpamjet e tyre politike në mënyrë paqësore dhe pa përdorur dhunë”, u shpreh ambasadori Hill.