Connect with us

Kosova

Avokati godet Radoiçiçin dhe bandat e maleve/ Ja pse Serbia nuk mund t’i shpallë luftë Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiç po mban takime me shërbimin sekret serb dhe se po strehon anëtarë të organizatave të ndryshme  terroriste për të planifikuar një sulm të ri në Kosovë.

Ai u shpreh gjithashtu se mjetet ushtarake që u përdorën në Banjskë ishin ruajtur në një kompani serbe e cila është në listën e zezë të SHBA-së.

Për tju përgjigjur pyetjes nëse do ketë sulme të tjera terroriste në Kosovë, ka folur edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Ai tha se Kosova është e sigurt pasi ka mbrojtjen e Amerikës, kurse Radoiçiçin e cilësoi një “instrument banal” të Serbisë.

Avokati përmendi disa disa arsyje se pse Serbia nuk ka mundësi të bëjë luftë.

Serbia është në krizë ekonomike dhe shoqerore, dhe së fundmi edhe krizë politika, teksa opozita ka nisur protestat te forta duke akuzuar Vucicic dhe ne përgjithësi pushtetin në Serbi, për manipulimin e zgjdhjeve.

“Në këtë lloj situate, Serbia nuk ka mundësi për luftë” – theksoi Ngjela

Krahas kësaj, avokati tha se është absurde ta mendosh se Radoiçiç me bandën e tij “maleve”, mund ta mund me luftë interesin amerikan.

Advertisement