Politike
Vendimi për vulën, Shehu: Gjykata pranoi se ka vetëm 1 PD, ajo e Berishës
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë televizive tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte i paplotë, por një gjysmëhapi pozitiv se anuloi një vendim arbitrar të Apelit.
Shehu tha se Gjykata e Lartë duhet të jepte në themel vendimin përfundimtar, por shtoi se i sotmi është një vendim që pranoi se ka vetë një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha.
“Nuk kishte nevojën të rishikohej në Apel por duhet të hynte në fuqi vendimi i shkallës së parë, një vendim i bazuar në statutin e PD, në pjesëmarrjen e njerëzve, në kuvendin, që u rrëzua me një vendim të keqadministruar të gjykatës së Apelit. PD është një ku është Berisha kryetar, ku është selia dhe këtu e solli edhe vendim i Gjykatës së Lartë sot, që sot ka një parti zyrtare, PD. Është një gjë që goditi një vendim arbitrar të Apelit. Sot njihet kryetar Berisha, i vetmi vendim që është në fuqi është ai i shkallës së parë”, tha Shehu.