Connect with us

Rajon

Hill mbron Vuçiçin, DASH akuzon presidentin serb

“Edhe pse ambasadori Christopher Hill zbaton qëndrimin e Departamentit të Shtetit, vetë Departamenti i Shtetit është më i qartë për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi.  Edhe pse deklarata e Hillit është korrekte diplomatikisht dhe duket se ka diçka për të gjithë, ajo nuk kontribuon në një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ai nuk e ka problem vjedhjen e zgjedhjeve dhe as nuk i shkon mendja të dënojë rrahjet brutale të protestuesve dhe të jep përshtypjen se është mbrojtësi i regjimit dhe Aleksandër Vuçiçit, i cili është përgjegjës për makinacionet në procesin zgjedhor” – Kështu shkruan media opozitare Danas, duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në të cilën ai dënon dhunën para Kuvendit të Beogradit.

Me deklaratën e tij të mëparshme , në të cilën ndër të tjera thotë se pret bashkëpunim me qeverinë e re, Hill zemëroi opozitën, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve.

Politikani Aleksandçr Jovanoviç Ćuta, tha për Danas se Hill është mbrojtës I politikave të Vuçiç, se kjo dihej që herët por tani u shpërfaq edhe më shumë.

Ndërsa Sofija Popović, gazetare evropiane e Ballkanit Perëndimor, theksoi se deklarata e ambasadorit Hill është e përshtatur në mënyrë diplomatike dhe duket se ka diçka për të gjithë.

“Nga njëra anë, ai bën thirrje për hetim dhe bashkëpunim me OSBE-në për të gjitha “mangësitë, edhe pse kjo është një fjalë shumë e butë për atë që ndodhi me procesin zgjedhor në Serbi, siç dëshmohet nga raportet e vëzhguesve vendas dhe të huaj. Qeveria sigurisht mund të jetë e kënaqur me një pjesë të deklaratës që dënon dhunën e protestuesve. Kjo duket edhe në titujt e tabloideve proqeveritare, te cilat teksa deri dje përçmonin gjithçka amerikane dhe perëndimore, sot Hillin e paraqesin hero” –  Tha Popoviç duke potencuar se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se Serbia është në një krizë të thellë politike dhe paszgjedhore.

“Në një situatë të tillë, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i paanshëm, të luajë një rol ndërmjetësues dhe, mbi të gjitha, të jetë garantues i një hetimi të pavarur ndërkombëtar. Deklarata e ambasadorit Hill nuk i kontribuon kësaj” – deklaroi  Popoviç

Zorana Mihajloviç, liderja e lëvizjes ‘Gjithmonë për Serbinë’, beson se “ndonëse Hill zbaton qëndrimin e Departamentit të Shtetit, duket se vetë Departamenti i Shtetit ka qënë shumë më i qartë për vjedhjet dhe parregullsitë zgjedhore”.

Advertisement