Connect with us

Kosova

Analisti çek për takimin Vuçiç-Aliyev, një ofensivë ndaj Kosovës do të…

Petr Čermák, hulumtues i çështjeve të politikës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, pjesë e Shoqatës për Çështje ndërkombëtare, ka komentuar mbi mundësinë e një lufte të re në rajon.

Ai tha se regjimi në Serbi po përdor taktika të njëjta ndaj kundërshtarëve sikurse edhe Rusia dhe kjo, sipas tij, nuk është e vetmja paralele mes dy këtyre regjimeve.

“Vuçic ka dominuar jo vetëm politikën, por edhe median dhe ekonominë, në radhë të parë përmes kompanive shtetërore, të cilat në një farë mënyre mund të ngjajnë me modelin rus. Ato përdoren gjithashtu për të kontrolluar rezultatet e zgjedhjeve” – i tha Čermák mediumit çek, Blesk.

Čermák, duke folur mbi mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në rajon, përmendi takimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçic me presidentin e Azarbejxhanit, Ilham Aliyev, ku sipas tij, lideri serb shprehu njëfarë mbështetje për pushtimin e papritur të Nagorno-Karabakut në shtator dhe kështu, sipas tij, la të kuptohet se Serbia mund ta bëjë të njëjtën gjë me Kosovën. Ky takim, ai tha se e shqetësoi, por që sërish shpreson në racionalitetin e Vuçicit për ta kuptuar, se një ofensivë ndaj Kosovës do të përfundonte me një debakël politik dhe ekonomik për Serbinë

I pyetur se kush do të mund të mbante anën e Serbisë në këtë zonë, nëse konflikti do të ndizet, ai u përgjigj se në të vërtetë Beogradi nuk do të kishte shumë mbështetje.

“Bosnja dhe Mali i Zi kanë popullsi të fuqishme serbe që tentojnë ta shkrijnë politikën e tyre me atë të Serbisë, por këto vende po përpiqen gjithashtu të anëtarësohen në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë qartësisht pro-perëndimore, përfshirë çështjen e Ukrainës” – theksoi Čermák

Advertisement