Connect with us

Kosova

Vuçiç refuzon të dorëzohet dhe falenderon Moskën/ Çfarë shkruajnë mediat gjermane

Opozita serbe vazhdon të protestojë në Beograd teksa nga qeveria ata akuzohen për “tentativë grusht shteti”.

Lajmet nga kryeqyteti serb kanë bërë jehonë edhe në mediat gjermane, ku bien në sy titujt – “Kundër mashtrimit të pretenduar zgjedhor: Përpjekje për të hyrë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit gjatë protestave – Policia serbe arreston 38 demonstrues” apo dhe Shumë të plagosur në protestat kundër zgjedhjeve parlamentare.

Zidojce Zeitung sjell edhe një lajm të shkurtër nga Beogradi ku thuhet se “Partia Progresive Serbe e presidentit Aleksander Vuçic fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale në shumë qytete, përfshirë Beogradin, por aty suksesi i partisë së Presidentit ishte i vogël. Sipas opozitës dhe analizave të studiuesve të zgjedhjeve, fitorja ishte e ngushtë dhe u arrit përmes mashtrime masive”.

Frankfurter Allgemeine Zeitung raporton për protestat, duke theksuar se “pas trazirave në Beograd, Vuçic refuzon të dorëzohet dhe falënderon Moskën”. Gazeta raporton se “trazira të rënda shpërthyen në Beograd në lidhje me akuzat për mashtrim zgjedhor”.

“Protestuesit e krahasuan Vuçiqin me presidentin rus Putin” ndërsa opozita në të njëjtën kohë ka shprehur “zhgënjimin me Perëndimin” – shkruan gazeta gjermane

 

Advertisement