SPAK ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, përveç ish-ministrit Ilir Beqaj, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.