Connect with us

Bota

Terror/ Të shtëna me armë në një shkollë, raportohet për disa të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë të mesme në Iowa të SHBA-së. Raportohet se si pasojë e të shtënave ka disa të lënduar, ndonëse numri i saktë nuk dihet ende dhe autoritetet nuk e kanë konfirmuar.

Qindra shërbime emergjente në vendngjarje, e cila është 25 milje në veriperëndim të Des Moines. Ambulanca, njësi të shumta policie, helikopterë të ambulancës ajrore dhe zjarrfikës mbërritën në shkollë menjehërë pas të shtënave.

Zyra e Sherifit të Qarkut Dallas konfirmoi hetimin e të shtënave, por tha se nuk ka asnjë informacion tjetër nuk ka në dispozicion për momentin, raporton Daily Mail.

Sot është dita e parë pas pushimit dimëror për 1785 nxënësit që studiojnë në Distriktin Shkollor të Komunitetit Perry. Shkolla e mesme aktualisht është e mbyllur. Dëshmitarët në vendngjarje raportuan se kishin parë studentë që qanin duke u ribashkuar me prindërit pranë hyrjes së shkollës së mesme.

Të lënduarit u transportuan në Qendrën Mjekësore MercyOne Des Moines, konfirmoi një zëdhënës i spitalit. Ende nuk dihet se sa është numri i tyre.

Advertisement