Bota
Ukraina thotë se e ka goditur një njësi ushtarake ruse në Krime
Ukraina tha të enjten se ushtria e saj e ka goditur një njësi ushtarake ruse në afërsi të Jevpatorias, në Gadishullin e uzurpuar nga Rusia, Krime.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, i falënderoi pilotët dhe “të gjithë të cilët e planifikuan operacionin për punën e përsosur luftarake”, përmes një mesazhi në Telegram.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj e parandaluan një sulm ukrainas, por nuk i komentoi shpërthimet në Jevpatorias.
Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, tha se 10 raketa ukrainase “u shkatërruan mbi Gadishullin e Krimesë nga mjetet e rregullta të mbrojtjes ajrore”.
Razvozhayev gjithashtu tha se një person u lëndua nga rënia e copëzave mbi shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes, tha ai, duke u bërë thirrje banorëve ta ruanin qetësinë.
Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë raportoi se rreth 10 shpërthime u dëgjuan në Sevastopol rreth orës 17:15 me kohë lokale.
Kievi synon ta çlirojë Krimenë, të cilën Rusia e uzurpoi dhe e aneksoi jashtëligjshëm më 20214.
Ushtria ukrainase i ka kryer një sërë sulmesh të mëdha në këtë gadishull prej se nisi lufta, përfshirë ndaj luftanijeve, zyrave të flotës ruse në Detin e Zi dhe urës e cila e lidh gadishullin me Rusinë jugore./ REL