Connect with us

Kosova

BE dhe SHBA të ndalojnë së banalizuari atë që po ndodh në Serbi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes që të insistojnë në hetimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

“Shtetet e Bashkuara  dhe Bashkimi Evropian po e shpërfaqin veten krejtësisht jo bindëse nëse vazhdojnë të banalizojnë ngjarjet e fundit në Serbi. Zgjedhjet duhet të kontrollohen dhe të përsëriten. Regjimi serb duhet të ndalojë politikën e sharrave mes Rusisë dhe Perëndimit. Aleksandër Vuçiç po kërcënon paqen në Ballkanin Perëndimor” – ka shkruar Roth në rrjetin social X.

Bashkë me komentin e tij, ai gjithashtu ndau një tekst autorial të politikanit serb Dragan Gjilas, i botuar në “Politico”, në të cilin kreu i Partisë Liri dhe Drejtësi vlerëson se në botën e sotme komplekse, vazhdon mbështetja perëndimore për presidentin serb, edhe pse ai akuzon Perëndimin për nxitjen e trazirave në Rajonin e Ballkanit, dhe kjo është befasuese për opinionin dhe diplomacinë”

Kjo nuk është hera e parë që Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, i bën thirrje Unionit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, të ndryshojnë politikën e tyre ndaj Serbisë, prandaj dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç e akuzoi para pak kohe Michael Roth-in në rrjetet sociale se ai përhap gjuhën e urrejtjes ndaj Serbisë.

Advertisement