Connect with us

Aktualitet

Bëri ‘drift’ me makinë dhe e posti në ‘Tik-Tok’, e pëson keq 21-vjeçari nga Elbasani

Me 400 mijë lekë të vjetra gjobë është ndëshkuar një i ri nga Elbasani, i cili ka bërë manovra të rrezikshme me makinën, në zona të banuara.

Sipas policisë 21-vjeçari ka bërë ‘drift’ me makinë dhe më pas e ka postuar në ‘Tik Tok’.

“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Advertisement