Connect with us

Kosova

Vuçiç dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm/ Deklarata e fortë nga Gjermania

“Gjatë mandatit presidencial të Vuçiçit, Serbia humbi gjithnjë e më shumë statusin e demokracisë. Parregullsitë zgjedhore konfirmuan edhe një herë këtë trend alarmant. Vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të parties se Vucicit në pushtet. Këto janë metodta dhe mjetet e një sunduesi autokratik – jotë një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në Bashkimin Europian. Vuçic gjithashtu nuk kërcënon vetëm paqen e brendshme në Serbi, por ai shkakton edhe probleme të vazhdueshme në rajon. Mos harroni vendosjen e trupave ushtarake në kufirin me Kosovën, në fund të shtatorit 2023” – Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë për Nova.
Ai gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian nuk e ka më luksin të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi.
“Ne nuk duhet të jemi indiferentë nëse parimet themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit bien nën presion në një nga vendet tona partnere. Madje Unioni e ka detyrim për të ndërhyrë” – u shpreh Roth.
I pyetur se  në çfarë mënyre Gjermania, si shteti më i fuqishëm i BE-së, mund të ndikojë tek autoritetet serbe që të zbatojnë rekomandet për përsëritjen e zgjedhjeve dhe çfarë sanksionesh mund të pasojnë nëse qeveria në Serbi refuzon ta bëjë këtë, Roth u shpreh se Gjermania është një nga mbështetësit më të fortë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë por presidenti Vuçiç dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm dhe per miqtë e Putinit, nuk ka vend në Unionin Europian.

 

Advertisement