Connect with us

Kosova

U zbulua loja e Serbisë/ Analisti zbardh detaje, kjo është goditja që mori Vuçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë, ku dhe është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjskë të Zveçanit, nqs nuk do ishte shmangur nga policia e Kosovës, do kishte pasuar nga një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

Në lidhje me këtë temë ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar së fundmi e ka përkrahur Kosovën, duke përmendur sulmin terrorist në Banjske dhe ka treguar që Serbia është një shtet manipulativ.

“Akti i terrorizmit serbomadh vitin e kaluar në Banjskë, pak nga pak u harrua nga BE, por jo edhe nga Britania e Madhe. Presidenti serb, Vuçic këtë akt terrorist po e përdorë duke u përpjekur për të përfituar në kohë me manovrime të ndryshme politike, për të mbajtur Serbinë manipulative, në dy binarë politikë në atë të Perëndimit dhe të Rusisë. Këtë lojë të Vuçiqit nuk po e preferon Mbretëria e Bashkuar e cila gjithmonë ka qëndrime të qarta dhe të prera politike” – deklaroi Mulliqi, duke shtuar se “Sulmi në Banjskë nga ana e Vuçicit dhe Radojçicit, shpërfaqi gjithë lojën e ndyrë politike të Beogradit zyrtar karshi BE dhe Amerikës”

Duhet theksuar edhe qëndrimin e deputetes britanike Alisa Kearns e cila po e zhvesh dyftyrësinë e nomenklaturës të çetnikizmit të Serbisë , me në krye Aleksandër Vuçiçin –  shpjegoi analisti Mulliqi.

Advertisement