Connect with us

Kosova

Ushtarët kroatë futen në Kosovë/ Çfarë po ndodh në Veri?

Kroacia ka dërguar në Kosovë ushtarë nga komponenti i dytë aviacionit, prej kontingjentit të 40-të kroat, pjesë në operacionit te NATO-s për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

Komandanti i komponentit të aviacionit, majori Elvis Mishiq, për të cilin ky është udhëtimi i tij i gjashtë në operacionet e KFOR-it, para nisjes tha se “pjesëtarët e komponentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat dhe se do të përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nderim ushtrinë kroate dhe Kroacinë në Kosovë”.

Detyra kryesore e kontingjentit kroat në KFOR, i cili është i dislokuar në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, i mallrave dhe personave VIP.

Advertisement