Connect with us

Kosova

NATO shtyp me gishta Serbinë/ Lëvizjet e dëshpëruara të Vuçiç

Vazhdimisht dëgjojmë se presidenti Aleksandër Vuçiç dëshiron paqe, prej nga vjen slogani “Paqe, stabilitet, Vuçiç”, dhe lind pyetja se pse Serbia, siç tregojnë të dhënat e hulumtimit të emisionit “Dozvolite”, që nga viti 2014 ka investuar miliarda dollarë për të armatosur ushtrinë.

Më saktësisht, siç thuhet në hulumtim, nga viti 2014 deri në fund të vitit 2023, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë investuar rreth 3 miliardë dollarë në pajisje dhe armatime ushtarake. Kjo shifër nuk përfshin vlerën e avionëve MiG-29, tankeve dhe mjeteve të blinduara, të cilat i janë dhuruar Serbisë nga Rusia.

Fundjavën e kaluar, presidenti Vuçiç, gjatë një vizite në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake në Beograd, njoftoi blerjen e armëve të reja në përgjigje të blerjes së raketave antitank “Javelin” nga Prishtina. Ai po ashtu bëri të ditur se Serbia këtë vit do të shpenzojë afër 740 milionë euro për blerjen e pajisjeve ushtarake. Prandaj trendi i rritjes së investimeve në armatim dhe pajisje ushtarake duket se po vazhdon edhe në fillim të këtij viti.

Kryetari i Këshillit Atlantik, Vladan Zhivuloviç, beson se ky investim në pajisje dhe armatime ushtarake është më shumë populist sesa praktik.

“Serbia nuk ka asnjë strategji në blerjen e armëve. Blejmë helikopterë të përdorur nga Qiproja dhe nuk kemi pilotë, kështu që ato lloj armësh më duken shumë spontane. Të krijohet përshtypja se është më shumë populiste sesa praktike” –  deklaroi Zhivulovic, duke theksuar se Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe nuk ka asnjë shans nëse do të donte të hynte në konflikt me të për të realizuar projektin e Botës Serbe, apo për të rikthyer brenda kufijve të saj Kosovën Duke komentuar një konflikt hipotetik në Kosovë ose, për shembull, në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të theksimit gjithnjë e më të madh të Milorad Dodik mbi historinë e pavarësisë së Republikës Srpska, ai tha se në  rast të tillë  NATO do të ndërhynte, dhe vetëm me gishtat e saj, do ta shtypte agresionin apo ndarjen e mundshme.

NATO është prezente në Kosovë dhe pjesërisht e pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë përmes forcave të EULEX-it. Sulmi ndaj ushtarëve të saj do të thotë se ata do mbrohen, dhe në kete situatë NATO-ja sigurisht që do të aktivizohej deri në një masë” – shpjegoi Zhivulovic.

Nikola Lunić, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, tha për Danas se armatosja e Serbisë nuk është as sekret dhe as rrezik për vendet e NATO-s, por se Serbia po rezulton të jetë një partner jo i besueshëm, lëvizjet e njëanshme të së cilës mund të çojnë në destabilizimin e rajonit.

Advertisement