Politike
Belind Këlliçi paralajmëron zhvillime: Do ta shihni deri të premte
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi paralajmëroi se grupimi i tyre do bëjnë çmos që të mos lejojnë reformën zgjedhore të bëhet nga komisioni parlamentar i kryesuar nga Alibeaj e Gjiknuri.
Këlliçi paralajmëron zhvillime deri ditën e premte, kur është njoftuar edhe mbledhja e Komisionit të Posaçëm.
“Sot Oerd Bylykbashi është propozim i 500 mijë shqiptarëve. Deri të premten, kur është njoftuar mbledhja e parë do të ketë zhvillime.
Që reformë me Enkelejdin dhe Damianin nuk do të ketë, këtë ua garantoj. Që nuk do të ketë komision të reformës fasadë që t’i shërbejë Edi Ramës, këtë ta siguroj.
Është e pamundur që 500 mijë shqiptarë të lihen jashtë këtij procesi dhe të bëhet një pseudoreformë”, tha Këlliçi.