Connect with us

Kronike

Vr*asja në Mat/ Pas 11 vitesh 63 vjeçari merr hakun e të bijës, çfarë ndodhi?

Vrasje në Mat. Një 63 vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 52 vjeçar. Pas krimit ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar.

Sipas  policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën.

Mat/informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  dhe  po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement

TRENDING