Connect with us

Politike

Samiti “bën bashkë” Kurtin dhe Vuçiç, Rama ndan foto…

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër pritet të mbahet Samiti në Shkup.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi përpara darkës së punës, me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane dhe të BE-së.

Siç shihet nga pamjet të pranishëm janë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentit Serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu më herët kryeministri Rama ndau edhe foto nga takimi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, O’ Brien

Ndihmës sekretari shtetëror O’Brien është pjesë e Delegacionit të partnerëve strategjikë të shtetit, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e liderëve kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor të Komisionit Evropian.

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian fillon të hënën në orën 09:00.

Samiti “bën bashkë” Kurtin dhe Vuçiç, Rama

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone

Advertisement