Aktualitet
Presidenti i Maqedonisë vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë.
Pendarovski pritet të takohet me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani në orën 11:00 në Presidencë.
Sakaq, ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kreut të shtetit të Maqedonisë së Veriut apo temat e diskutimit që do të zhvillohen mes dy presidentëve.