Politike
Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Berishës, e lë në arrest shtëpie
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.
Rekursi i SPAK erdhi pasi zbuloi se Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.