Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni përplas një makinë, raportohet për një…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër, tip “Pasat”.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Pasat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta. Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të plagosur nga automjeti.

Njoftimi i policisë:

 

 

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement