Kronike
Goditi policët dhe i kërcënoi me thi*kë, arrestohet 27 vjeçari i dehur në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të hënë, ku një persona ka goditur punonjësit e Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se autori është një 27-vjeçar, i cili në gjendje të dehur, ka goditur efektivët e policisë dhe i ka kanosur ata me një thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”.
Policia ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij kanë kaluar në prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.