Connect with us

Pinknews

Ndahet Xhensila dhe Bes Kallaku? Gazetari zbulon detaje: Fillim i ri për…

Një nga çiftet më të komentuar të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit.

Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Në “Shqipëria Live”, u hodhën aludime nëse është ndarje, apo mënyrë marketinngu për këngën e re.

“Ka qenë një postim i Xhensila Myrtezajt, shkruan fillim i ri”, këngë e dashurie “zemër e helmuar”, Gjithë mediat shkruan për Besin dhe Xhensilën që nuk ndiqen në Instagram. As Xhensila dhe as Besi nuk ka reaguar, historia e tyre ka që në vitin 2020 nëse janë ndarë apo jo. Që në ato vite ka pasur aludime. Besi ka deklaruar para disa kohësh që janë fjalë portalesh”-tha gazetari Gerald Qerimi.

Janë menazherët që i këshillojnë kështu, jam i bindur unë”-deklaroi moderatori Arjon Muça.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë.

Advertisement