Kosova
Gracka për Albin Kurtin/ Eksperti flet për rikthimin e Trump
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha se nëse Donald Trump do ti fitojë zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ndoshta do të tregohet më i ashpër me Kosovën.
Sipas tij, Trump do të ketë qasje të tipit “merre ose lere” në rajonin ballkanik, pasi nuk ka kohë për të humbur me aleatët, ndërsa Kosova do të rrezikonte nëse nuk do i merrte parasysh këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ka bërë kohët e fundit.
“Jemi larg për të folur në specifika të veçanta, pasi bëhet fjalë për vitin 2025. Mendoj se qasja e Donald Trump për Ballkanin do të jetë e njëjtë si për pjesën tjetër të botës. Do ketë diskutime por edhe qasje të tipit “merre ose lere”. Atij nuk i intereson shumë që të rri e të llastojë aleatët dhe as të diskutojë shumë gjatë me ta, pasi ka një qasje pragmatike për ku kërkon të arrijë synimet” – deklaroi Shtuni
Sipas ekspertit të sigurisë, “nëse do spekulonim një rast konkret, e zëmë se Trump vjen në pushtet dhe aleatët i thonë Kosovës, duhet të bashkëpunosh, vendimet duhet t’i marrim bashkë, duhet të konsultohesh para se të marrësh një vendim, pasi na prek ne, prek mbarëvajtjen e Kosovës dhe Rajonit, por nëse fillon të injorohen këshillat në mënyrë të vazhdueshme siç ka ndodhur kohët e fundit me Albin Kurtin, Trump do ketë një qasje shumë më të ashpër, gjë e cila nuk do të ishte në favor të Kosovës”,-theksoi Adrian Shtuni.
Eksperti i sigurisë më herët gjithashtu ka folur në lidhje për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ai është shprehur se Departamenti Amerikan I Shtetit disa here ka lëshuar sinjale alarmi se do dënohen veprimet e nëjanshme të Kosovës, dhe ky është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Kurti.
Shtuni ka thekuar se Kosovës në këto momente nuk i duhet një Oso Kukë, por një Ismail Qemali, pasi veprimet e njëanshme do të çonin në një izolim të plotë ndërkombëtar.
Ai ka kujtuar deklaraten e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Antoni Blinken I cili tha se SHBA dënon ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës të cilët kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet në veri, duke minuar përpjekjet e SHBA në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtines dhe Beogradit, dhe kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe, Kosovë-SHBA.
“E dini sa rrallë përdor Departamenti i Shtetit, shprehje të tilla si “dënojmë ashpër veprimet e një qeverie”, vetëm në rastet kur Koreja e Veriut bën teste bërthamore. Kjo gjuhë mund të përdoret në takime private, por nëse bëhet një deklaratë publike e këtij toni, do të thotë se ke kaluar vijën e kuqe. Pra këtu duhet t’i vihet gishti kokës. Kosovës nuk i duhet Oso Kuka, Kosovës i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj mënyre të vepruari të çon te izolimi ndërkombëtar” – tha Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni.