Connect with us

Kronike

EMRI/ Vdes punëtori i gurores, rrëzohet në punë dhe shtypet nga kamioni

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në guroren e njohur si “Babasi 2”, në Krujë.

Një punëtor, i identifikuar si Lulzim Balla, 38-vjeç, është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë përpara një kamioni që ka qënë në lëvizje. Si pasojë 38-vjeçari është shtypur nga kamioni i tonazhit të rëndë.

Mësohet se ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sakaq shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes

Advertisement