Connect with us

Kosova

SHBA dhe Britania, sanksione Kosovës/ Ndryshon dhe kahu i pushtetit

“SHBA dhe Britania e Madhe shprehën kundërshtimin e tyre të qartë ndaj ndalimit të dinarit dhe i thanë Kosovës që të negociojë me Serbinë në kuadër të dialogut. Nëse Kosova refuzon të respektojë, dhe SHBA dhe Britania e Madhe që duan të ruajnë autoritetin e tyre në Ballkan, do duhet të mbështesin fjalët e tyre me ndonjë lloj sanksioni” – kështu deklaroi Timothy Less, profesor në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit.

Sipas tij, sanksionet mund të nënkuptojnë një sërë gjërash.

“Mund të sanksionohen individë, duke përfshirë zyrtar të lartë në Kosovë. Mund të ndalojnë fondet ndërkombëtare. Mund të përkeqësojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike, të ngrijnë mbështetjen për njohjen dhe integrimin. Mund të përpiqen të ndryshojnë pushtetin

  • Theksoi profesori britanik

Ai ka komentuar kështu ngërçin në të cilin kanë rënë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe faktin se kryeministri i Kosovës ka injoruar kërkesat e Perëndimit për të hequr dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit në Kosovë.

“Është domethënëse, edhe pse jo e habitshme, që Rusia dhe Kina kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj veprimeve të Kosovës që dëmtojnë Serbinë, aleatin e tyre kyç rajonal, sepse kjo do të thotë se të gjitha fuqitë e mëdha janë të bashkuara në nevojën që Kosova të tërhiqet. Mendoj se Kosova ndoshta do ta bëjë këtë, edhe pse asgjë nuk është e sigurt, sepse kjo do ishte shumë e dëmshme për qeverinë dhe Albin Kurtin, vetëm një vit larg nga zgjedhjet” – potencoi Less

Advertisement