Politike
Veliaj fotografohet me Blinken: I tregova investimin më të madh shqiptaro-amerikan
Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Me një seri fotosh të publikuara në Facebook, Veliaj nuk nguroi të përmendte Piramidën, e cila u rindërtua me një fond nga SHBA-të.
Postimi i Plotë:
Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes.