Kronike
Aksidentoi 4 këmbësorë u largua nga vendngjarja, arrestohet i riu
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në Burrel ku u plagosën 4 këmbësorë. Në pranga u vu shtetasi Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin.
Katër të plagosurit, mes tyre një fëmijë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa personi i katërt i cili është shofer i mjetit të pastrimit të Bashkisë dhe në atë moment po ndërronte gomën e mjetit, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
“Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.