Connect with us

Kosova

Gjermania e mërzitur me Kurtin/ Dinari plasarit miqësinë

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se vërehen shumë probleme në Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare, duke përfshirë këtu edhe dinarin serb.

Ai ka theksuar se politika e ka për detyrë që tju lehtësojë jetë qytetarëve, e jo tjau beje me te vështirë.

“Mendimi gjerman dhe i partnerëve të mëdhenj në Bashkimin Evropian është i qartë – e kuptojmë që është një qëllim legjitim të jetë Euroja si e vetmja valutë monetare në Kosovë, por masat që janë marrë janë jo të duhurat dhe vërejmë shumë probleme në terren për serbët e Kosovës, në jetën e tyre të përditshme” – ka potencuar Sarrazin.

I pyetur se a i ka kerkua mendim Kosova shtetit gjerman, para se të marrë këtë vendim, Sarrazin u përgjigj: Ne kemi qene te qarte se ndalimi i dinarit mune te ishte bere ne nje tjeter menyre, por qeveria nuk e ka marre parasysh mendimin gjerman”.

Advertisement