Connect with us

Kosova

Vuçiç çon armë në Ukrainë, shqetësohet Moska dhe ndez alarmin

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai  tha se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtarak në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiç vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë. Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.

Raportet e publikuara kanë treguar se ne fakt Serbia i ka shitur armë Ukrainës përmes kompanive të treta, gjë qe ka shqetësuar Moskën.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, tha më 9 mars se Serbia ka pasur bashkëpunim substancial ushtarak me anëtarët e NATO-s në dy vjetët e fundit.

“Duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë nuk është zhvilluar dukshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha Staroviç për Zërin e Amerikës.

Para se të niste lufta në Ukrainë, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë kryer stërvitje ushtarake brenda dhe jashtë vendit me ushtritë e ish-bllokut Lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë, por edhe shtetet perëndimore, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s.

Serbia është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006. Ky program konsiderohet hapi i parë drejt anëtarësimit në aleancë. Më 2007, Serbia deklaroi se ishte shtet neutral në aspektin ushtarak.

Kosova

S’ka pushim nga puna, Escobar dhe Lajçak hidhen në aksion

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që ai ka zgjedhur në negociata.

Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se me Lajcak ka biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

Continue Reading

Kosova

URREN Albin Kurtin, Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit.

Petkovic njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në platformën sociale x, ai ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkovic.

Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Janë gënjeshtra të gjitha, Escobar për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij dhe gruas së tij, bërë nga një i vetë identifikuar si gazetar nga Kosova, i cili përmes një ueb-site ka shpërndarë informacione të pabazuara se Escobar është shkarkuar dhe se gruaja e Escobar ka pranuar fonde nga Qeveria e Serbisë.

Escobar ka thënë se gjithçka që është thënë nga një gazetar i pretenduar është një gënjeshtër. Emisari amerikan ka thënë se s’është shkarkuar nga pozita e tij dhe se gruaja e tij s’ka marrë asnjëherë fonde nga ambasadat me të cilat ka bashkëpunuar.

Gjithashtu ai ka demantuar edhe pretendimet se ka lidhje familjare me një avokat në një firmë ligjore amerikane.

“Për dezinformimin që është prodhuar përgjatë fundjavës nga një i ashtuquajtur gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo për lidhje me qeverinë serbe, dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtësisht e verifikueshme. Para se gjithash unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në DASH e ka verifikuar. Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja në secilën ambasadë për të cilën ka punuar në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi, e bën në kontakte me njerëzit dhe pa asnjë pagesë apo kontratë dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, ka treguar se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” –  ka theksuar Escobar.

Continue Reading

Kosova

Nuk e kuptoj SHQIPEN e Albinit, Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

“Mendoj se janë shumë të lidhura. Së pari, Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka bërë zotim të qartë për trajtimin e minoriteteve dhe kjo përfshin edhe Asociacionin. Ky është një zotim i kamotshëm që është i shkruar edhe në Planin e Ahtisaarit, është i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit” – deklaroi Escobar.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

“Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë pse Kosova nuk e përmbushë obligimin e saj ligjor dhe nuk ka sinjalizuar se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit të Kosovës në KiE vetëm do të kishte më shumë vonesa për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe këtë gjë e besojnë disa”, ka treguar emisari amerikan

SHBA-ja, sipas tij, nuk ka votë në këtë organizatë evropiane, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

“Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë” – theksoi Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka pranuar se Asociacioni është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë ai e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE. Kurti madje u distancua nga përgjegjësia në rast se vendi dështon t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se “nuk ka faj” për “mungesën e përkrahjes” nga “shtetet demokratike” që kërkuan “sinjale të qarta” para se ata të bien dakord për pranimin e Kosovë

Continue Reading

Kosova

‘Jam i PAFAJSHEM nëse dështon Kosova’, Albin Kurti lan duart

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, teksa u distancua nga përgjegjësia në rast se vendi dështon t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, deklaroi se “nuk ka faj” për “mungesën e përkrahjes” nga “shtetet demokratike” që kërkuan “sinjale të qarta” para se ata të bien dakord për pranimin e Kosovës.

“Përgjigja në pyetjen se çfarë do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës nuk duhet të kërkohet në Prishtinë. Ne nuk kemi përgjegjësi e as faj sepse kemi plotësuar gjithçka” –  shtoi kreu i ekzekutivit, teksa komentoi kërkesën e partnerëve të QUINT-it që draftstatuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të procedohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës i takon ministrave të jashtëm të shteteve anëtare që pritet të mblidhen në mes të majit në Strasburg të Francës. E për të marrë dy të tretat e votave, vendi i vogël ballkanik duhet të çojë “pesha të rënda” nëse dëshiron që përfundimisht të bëhet anëtarja më e re e organizatës më të vjetër.

Ne presim që gjithçka të shkojë mbarë e mirë më 17 maj, por siç e dini, nuk varet veç prej nesh, varet prej atyre që votojnë atje. Pra, janë vendet anëtare të cilat me ministrat e tyre të punëve të jashtme do ta thonë fjalën e fundit”-  theksoi kryeministri Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku njoftoi se s’do t’i pranojë kushtëzimet shtesë të Francës dhe Gjermanisë.

Megjithatë, disa liderë evropianë, posaçërisht presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke marrë parasysh faktin se përkundër zotimeve, ekzekutivi kosovar s’e ka bërë asnjë hap drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kërkojnë shtyrjen e vendimmarrjes për Kosovën – për të paktën një vit, nëse jo më shumë. Përveç nëse bëhet progres javët në vijim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING