Connect with us

Bota

Gazeta greke: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej

Nga Angelos Syrigos*

Gjërat gjykohen sipas rezultateve dhe në rastin e Fredi Belerit gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, qyteti me shumicë grekësh etnikë, në Shqipërinë e jugut do të qëndrojë në burg deri më 12 shtator 2024. Synimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është që gjyqi i apelit të përfundojë gjithashtu brenda shtatorit, në mënyrë që Beleri të dënohet njëherë e përgjithmonë dhe të skualifikohet.

Rama më pas mund të shpallë zgjedhje të reja në Himarë dhe shpreson që klima e frikës dhe formave të ndryshme të presionit të lejojë që të zgjidhet një kryetar bashkie që ai e pëlqen.

Amerikanët dhe europianët ende nuk janë të bindur se çështja Beleri është çështje demokracie dhe sundimi të ligjit dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, me përjashtim të disa rezolutave të paraqitura dhe të koordinuara nga Greqia, asnjë organizatë serioze ndërkombëtare nuk është marrë me çështjen (si p.sh. komisioneri i lartë për pakicat kombëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).

As në mediat ndërkombëtare të kalibrit të lartë nuk është shkruar asgjë për rastin. Edhe organizatat joqeveritare që kanë kaq shumë për të thënë për raste të tjera të ngjashme, nuk janë marrë me këtë çështje. Kryeministri shqiptar, praktikisht, ka ndjerë se nuk është nën asnjë vëzhgim ndërkombëtar. I vetmi presion që është ushtruar ndaj Shqipërisë ka qenë falë Greqisë dhe kjo ka pasur një kosto diplomatike.

Mirëpo, çështja Beleri ka të gjitha shenjat e një afere që duhet të zgjojë interesin e publikut ndërkombëtar. Interesat e mëdha ekonomike të financuara nga paratë e drogës shkelin sistematikisht – me bekimin e Ramës – pronat private në një zonë me bukuri të veçantë natyrore që është shtëpia e një pakice etnike. Një përfaqësues i këtij komuniteti kandidon për kryetar bashkie dhe arrestohet dy ditë para votimit me akuza të rreme.

Pavarësisht nga kjo atmosferë frikësimi, ai zgjidhet nga zgjedhësit e qytetit. Ai mbahet në burg për 10 muaj për një aferë prej 340 eurosh dhe i ndalohet të betohet si kryebashkiak. Gjyqi i tij është një parodi, por gjithsesi përfundon me një dënim për kryebashkiakun e zgjedhur nga një gjykatë e kryesuar nga një gjyqtar që dihet se ka hyrë ilegalisht në Greqi në të kaluarën. Ndërkohë, humbësi i zgjedhjeve vendore, njëherësh i zgjedhur i kryeministrit, vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës. Është një rast shumë tërheqës, por ne ende nuk kemi arritur të bëjmë që dikush tjetër të interesohet.

Ndaj, tani që Beleri është dënuar, pyetja është se çfarë synon të bëjë Athina, sidomos pasi ne jemi në rrezik të konsiderohemi (siç jemi konsideruar në të kaluarën) si pjesë e problemit ballkanik. Greqia dhe Shqipëria kanë dy mosmarrëveshje kryesore. E para është zvarritur prej vitesh dhe ka të bëjë me të drejtat e minoritetit etnik grek dhe mbrojtjen e tyre. Roli i Ramës në aferën Beleri e ka rikthyer pa dashje çështjen në plan të parë. Mosmarrëveshja e dytë ka të bëjë me përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, të cilat u rishfaqën pasi Tirana u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar në 2009.

Një rrugë që mund të ndjekë Athina është të mos i shkojë më thellë çështjes Beleri duke argumentuar se është një kauzë e humbur në të cilën nuk duhej të ishim përfshirë kurrë. E kemi bërë këtë në shumë raste me Shqipërinë në të kaluarën. Me shfaqje të vazhdueshme të “epërsisë europiane” ekstreme, ne kemi pranuar të gjitha llojet e tërheqjeve e lëshimeve, sepse i kemi siguruar interesat tona në çështje të tjera. Prej vitesh kemi supozuar se ishim vetëm disa hapa nga arritja e një lloj marrëveshjeje për zonat detare, duke e lënë çështjen të zvarritet. Madje ne e mbajtëm marrëveshjen e 2009 që të mos ratifikohej nga Parlamenti i Greqisë për hir të kësaj perspektive.

Ne shkuam edhe një hap më tej nën qeverinë SYRIZA-Grekët e Pavarur, duke bërë sikur kishim mashtruar disi shqiptarët dhe kishim nevojë për një marrëveshje të re, kur marrëveshja e 2009-ës është në fakt një paradigmë e përvijimit detar. Ajo tërheq kufirin midis brigjeve të dy vendeve; jep ndikim të plotë mbi ishujt në çdo juridiksion; është reciprokisht e dobishme duke zbatuar dispozitat e Ligjit të Detit në mënyrë të plotë; dhe konfirmon qëndrimet e vjetra të Greqisë në zonat detare. Për më tepër, është e qartë se Turqia qëndron pas vendimit të Shqipërisë për t’u tërhequr nga marrëveshja dhe kjo është arsyeja pse, nëse nuk ushtrohet presion serioz mbi Tiranën, një marrëveshje nuk do të arrihet kurrë.

Për sa i përket çështjes Beleri, e vetmja rrugë për palën greke është një politikë e udhëhequr nga parimet. Ne e humbasim besueshmërinë kur Shqipëria shkel parimet dhe detyrimet themelore dhe nuk ka pasoja. Për më tepër, Tirana nuk i kupton gjestet e vullnetit të mirë; i merr si shenjë dobësie. Nëse tërhiqemi në çështjet parimore si sundimi i ligjit, demokracia apo mbrojtja e të drejtave të pakicave, çfarë lloj mesazhi do t’i dërgonte kjo Turqisë (por edhe aleatëve tanë)?

Nëse e kufizojmë çështjen në sferën dypalëshe, do të jemi vërtet pjesë e problemit ballkanik. Është detyrimi ynë, pra, të nxjerrim në pah dimensionin e saj europian, por edhe t’i hedhim një vështrim të ri marrëdhënieve tona me Shqipërinë (dhe të shkundim pluhurin nga marrëveshja e nënshkruar e 2009-ës). Dhe një gjë tjetër: Për sa u përket parimeve, Rama është shndërruar në mënyrë të shpejtë në llojin e liderit me tipare autokratike të ngjashme me Rexhep Tajip Erdogan-in e Turqisë apo me Vladimir Putin-in e Rusisë, dhe Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej.

*Angelos Syrigos është një deputet i Demokracisë së Re dhe profesor i asociuar i së drejtës ndërkombëtare dhe politikës së jashtme në Universitetin Panteion të Athinës.

Ekathimerini 

Bota

Avokati amerikan qëllohet për vdekje nga klienti i nevrikosur për porosinë në McDonalds (fotot)

Një avokat është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosinë e tij në një fast-food McDonald’s, pasi tentoi ta qetësonte burrin që po ofendonte stafin, njoftonte policia vendase.

Në ngjarjen e rende në qytetin amerikan të Houston, 46-vjeçari i identifikuar nga familjarët si Jeffrey Limmer, ishte përpjekur të ndërhynte kur klienti përkonte paratë e tij mbrapsht nga punonjësi i McDonalds në autostradën West Interstate 10 në fundjavë.

Por sipas raprotimeve, në vend që të qetësohej, klienti nisi polemikat me Limmer që më pas u kthyen përleshje fizike. Kur më pas ata kishin dalë jashtë në parking, Limmer raportohet se kishte shtyrë përtokë burrin, i cili kishte marrë armën nga makina e tij dhe e kishte qëlluar për vdekje.

Policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

“Xhef gjithmonë ndërhynte për më të dobëtin, donte të bënte gjënë e duhur”, tha për mediat motra e tij Jennifer Thomas.

Limmer jetonte pranë dyqanit ku humbi jetën dhe punonte si avokat me kompaninë Lewis Brisbois në Houston.

Thomas shtoi se nuk çuditej që i vëllai kishte ndërhyrë për t qetësuar burrin e vrau, i cili mbetet në arrati.

Familjarët thonin se shpresonin që ai të kapet dhe të dalë para drejtësisë.

Continue Reading

Bota

Ngjarje e tmerrshme/ Shënjë hakmarrje ndaj bashkëshorti, nëna vret djalin 3 vjeçar më pas dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe me pas veten.

Savannah Kriger 32 vjeç ka detyruar djalin e saj Kaiden 3 vjeç, t’i thotë lamtumirë babait dhe e vret dhe më pas qëllon edhe veten.

Nënë dhe bir u raportuan të zhdukur të hënën pasi ajo u largua nga puna herët për ta marrë atë nga çerdhja për një takim me një mjek.

Ata u gjetën të vdekur herët në mëngjes të martën, 19 orë më vonë, në një kanal kullues në San Antonio, Teksas , me plagë nga armë zjarri. Kriger duhej të përballej me ish-bashkëshortin e saj Brian Kriger në një seancë dëgjimore për paraburgimin po atë ditë.

Hetuesit mblodhën së bashku orët e fundit të Kriger-it të gjallë, ndërsa ajo shkatërroi dy shtëpi në një sulm me armë, mori djalin e saj dhe u shpreh e gëzuar në telefon që ai nuk do ta shihte më.

Continue Reading

Bota

Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë/ Egërsohet Rusia: Përbën një rrezik të madh

Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.

Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.

“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme – 25.000 – që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.

NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

Continue Reading

Bota

Skandalet para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian/ Von der Leyen: AfD-ja po e tradhton Gjermaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi partinë AfD se po “tradhton” Gjermaninë, përderisa partia e ekstremit të djathtë është duke u përballur me skandale para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) muajin e kaluar u përball me një skandal, pasi një këshilltar parlamentar i kandidatit kyç të partisë për zgjedhjet evropiane – që mbahen në qershor – u arrestua nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Kandidati, Maximilian Krah, po ashtu më herët është përfshirë në pretendimet e propagandës ruse.

Sjellja e AfD-së është “në mënyrë shkatërruese e pandershme”, tha von Cramon gjatë kongresit të partisë së saj të Unionit Kristiano Demokrat, që u mbajt në Berlin.

Sipas saj, AfD-ja “po bën propagandë për [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe po spiunon për Kinën” para zgjedhjeve evropiane.

“Fillimisht, AfD-ja ankohet për njerëzit dhe atdheun, më pas AfD-ja tradhton po këtë atdhe tek autokratët. Duhet t’iu vije turp”.

Sipas von Cramon, programi i partisë së ekstremit të djathët për zgjedhjet evropiane do të shkatërronte vende të punës dhe e akuzoi AfD-në se po dëshiron që ta nxjerrë Gjermaninë nga BE-ja.

Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, po kërkon një mandat të dytë në postin e shefes së KE-së.

Sipas sondazheve, AfD-ja është në mesin e disa partive të ekstremit të djathtë në mbarë Evropën që pritet të dalin mirë në zgjedhje./REL

Continue Reading

Bota

Me mish qengji, djathë dhe konjak/ Si u përpoq Macron të magjepste presidentin Xi të Kinës

Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Franca të martën pas një udhëtimi dy-ditor gjatë të cilit ai nuk ofroi lëshime të mëdha mbi tregtinë apo politikën e jashtme, edhe pse Presidenti Emmanuel Macron e shtyu atë për aksesin në treg dhe Ukrainën. Macron dhe gruaja e tij Brigitte u përshëndetën me Xi dhe gruan e tij Peng Liyuan në aeroportin në rajonin jugperëndimor të Pirenejve të Francës, pasi i çuan për drekë në male, kjo pas një dite bisedimesh dhe pompoziteti shtetëror në Paris të hënën.

Një burim i afërt me presidencën franceze tha se udhëtimi mundësoi “bisedime miqësore dhe shumë të sinqerta” që lejuan Macron të transmetonte mesazhe për Ukrainën dhe do të lejonte bisedime më të hapura në të ardhmen. Macron ka një histori përpjekjesh për të krijuar marrëdhënie personale jashtë protokollit në përpjekje jo gjithmonë të suksesshme për të marrë më shumë nga udhëheqës të tjerë. Pasi panë kërcimtarët tradicionalë të performonin nën majat me borë, dy çiftet presidenciale hëngrën proshutë, mish qengji, djathë dhe kekë me boronica të rritura në vend. Xi tha se do t’i bënte proshutës pak publicitet dhe lavdëroi djathin.

Macron i dha Xi-t një batanije leshi të bërë në Pirenej, një fanellë çiklizmi ‘Tour de France’ dhe armagnac nga rajoni i afërt jugperëndimor, një raki në rrezik nga sanksionet tregtare kineze. Macron i bëri presion Xi gjatë gjithë vizitës së tij për të reduktuar çekuilibrin tregtar, me akses më të mirë për firmat evropiane në Kinë dhe më pak subvencione për eksportuesit kinezë, dhe për të rënduar presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën.

Xi tha se ai do të mirëpriste më shumë bisedime të nivelit të lartë mbi fërkimet tregtare, por mohoi se kishte një “problem të mbikapacitetit” kinez, duke hedhur dyshime mbi përparimin që mund të arrihet. Kompanitë franceze dhe kineze përfunduan disa marrëveshje të hënën, duke filluar nga energjia, financat dhe transporti, por shumica ishin marrëveshje për bashkëpunim ose angazhime të rinovuara për të punuar së bashku.

“Xi ishte i qëndrueshëm në sinjalizimin e vullnetit të mirë ndaj bashkëbiseduesve (të tij) francezë, por nuk erdhi me lëshime të prekshme për çështjet që kanë më shumë rëndësi,” tha Mathieu Duchatel i institutit Montaigne.

FITUES?

Në shenjë përparimi në bujqësi, Kina do të lejojë me efekt të menjëhershëm importet e ushqimit me proteina si dhe të brendshmet e derrit nga Franca. Prodhuesit francezë të derrit thanë se marrëveshja e të brendshmeve duhet të rrisë eksportet e derrit me 10%. Një diplomat evropian tha se Xi ishte “fituesi” i vizitës, pasi shtroi imazhin e tij si “sundimtari i botës” ku perëndimorët po i luten që të zgjidhë problemet evropiane në Ukrainë. Hosuk Lee-Makiyama, drejtor i grupit të ekspertëve ECIPE me bazë në Bruksel, tha se vizita ka të ngjarë më pak për të bërë përparim konkret në tregti sesa për të krijuar një hapësirë ​​​​politike që mund t’u nevojitet nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA.

STILI MACRON

Dy çiftet udhëtuan me fluturime të ndara nga Parisi dhe morën makina të ndara në male. Ftesat për në Pirenej për Xi megjithatë u krahasua si e ngjashme me qëndimin e Trump me Macron në 2017 për të parë paradën e Ditës së Bastiljes dhe udhëtimin e presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2019 në tërheqjen verore të kështjellës së presidentit francez Bregancon në Francën juglindore.

“Emmanuel Macron tentoi këtë diplomaci narcisiste të ‘Unë i bëj lajka tiranit’ me Vladimir Putinin për pesë vjet, me fortesën Bregancon … shoqërinë,” i tha radios RTL Raphael Glucksmann, i cili drejton biletën e Parlamentit Evropian të socialistëve francezë.

Prodhuesit francezë të konjakut u mblodhën të martën ndërsa Xi prezantoi atë që Macron e përshkroi si një “qëndrim të hapur” ndaj një mosmarrëveshjeje tregtare midis dy vendeve. Një burim diplomatik francez tha se Kina nuk do të vendosë taksa ose detyrime doganore për konjakun francez, në pritje të hetimit. Xi nuk e komentoi këtë gjatë deklaratave të tij të shumta publike të hënën./ Reuters

Continue Reading
Advertisement

TRENDING