Connect with us

Kronike

U ekzekutua sot në oborrin e banesës së tij, saga e atentateve ndaj ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja

Gentian Bejtja, ish-polic burgjesh, i cili u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte, ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve. Më 4 korrik të vitit të shkuar, ndaj Bejtjes u organizua një tjetër atentat ku mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka, i cili ndodhej me të në të njëjtën makinë gjatë momentit kur ndaluan mjetin për ta furnizuar me karburant. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol.

Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë. Ngjarjet nuk u zbardhën asnjëherë nga organet e drejtësisë.

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën e 8 shkurtit të vitit 2015. I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës.

 

42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor të atij viti, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Kronike

Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori i ngjarjes, si nisi sherri mes të rinjve

Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori është një 46-vjeçar banues në Shkodër. Ndërkohë që plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Continue Reading

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading

Kronike

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vdiq në vendin e punës, shoqërohen në polici dy shtetas

Policia ka ndarë detaje nga vdekja e punëtorit Preng Gjoni në vendin punës këtë të shtunë në Shëngjin.

Mësohet se 50-vjeçarit i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe ka humbur jetën në spital.

Sakaq, janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit Preng Gjoni, 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari”, thuhet ne njoftim.

Continue Reading

Kronike

Aksident me pasojë vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING