Connect with us

Kronike

E rrahu dhe e filmoi/ Një video amatore dhe thika si e “Rambos”, shkaku i sherrit që i mori jetën Greit

Një video amatore ku shfaqet momenti i dhunimit fizik i Nebi Alimadhit nga Florjan Muka dhe moskthimi në kohë i një thike të tipit “Rambo”, është bërë shkak i konfliktit mes të rinjve në Fier, duke i marrë jetën një personi të pafajshëm siç ishte, Grei Bihuci.

Për këtë krim të rëndë është arrestuar Florian Muka, i cili megjithëse ka shfaqur pendesë, gjykata e Fierit ka vendosur ta lerë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në pranga përfundoi dhe djali i xhaxhait të tij, i mituri Klajdi Muka, të cilët së bashku akuzohen për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i mituri është mbyllur në burgun e Kavajës, ndërsa Florjan Muka në paraburgimin e Fierit.

Hetimet për vrasjen në Fier që tronditi opinionin publik, janë ndjekur nga prokurori Petrit Vukaj, i cili së bashku me policinë e qytetit arritën të zbardhnin dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.

Në dosjen hetimore thuhet se në 11 mars 2024 rreth orës 12:00 Olti Serjanaj ka marrë në telefon Nebi Alimadhin, ku i ka thënë që e kanë goditur me grushta dy vëllezër tek “Arena Game Zone”, përballë shkollës “Naim Frashëri”, të cilët quhen Florian Muka dhe Klajdi Muka.

Madje Floriani kishte tentuar ta godiste edhe me thikë, duke i thënë se: “…herën tjetër, do të të pres fytin…”.

Nebiu i kishte thënë Oltit se: “…me Florianin kishin patur një zënkë para katër muajve…. Nebiu i kishte thënë një shoku të Florianit, që nesër të pinin kafe dhe ta mbyllim sherrin dhe ndërkohë pas telefonates, i ka thënë që ëe pimë kafe tek bar “Veranda”. Nebiu më kishte prezantuar si kushuririn e vetë…”.

Në 11 mars 2024 rreth orës 11-15 Olti Serjanaj është takuar me Nebiun te lokali ku punon, i cili më tha: “…do vijë edhe shtetasi Grei Bihuti…”. Olti Serjanaj dhe Nebiu, kanë shkuar te “Bar Veranda” dhe në lokal kanë parë një djalë i veshur me të zeza,i cili ka rezultuar i mituri Klajdi Muka.

Në lokal veranda ndodhej Olti. Nebiu dhe personi i sipërcituar të cilit nuk ja dinin emrin. Në lokal “Veranda” ka ardhur edhe Grei Bihuti, ku Olti është shok me të prej 16 vitesh.

Ndërkohë Grei njihej edhe me Nebi Alimadhin dhe kur kanë shkuar tek lokal “Veranda”, Grei, i ka shkruar sms Oltit se “…jam poshtë, çfarë të bej, të vij lartë…”?, kurse Olti i ka thënë: ”…hajdeni deri dy ose tre katër veta, uluni në tavolina veç dhe kush nuk pi kafe mos të vij fare lart…”, dhe në moment lart te “Veranda” u ngjit Grei me dy çuna të tjerë të cilët Olti nuk i ka njohur.

Kurse Olti me Nebiun dhe djali tjetër po pinim kafe dhe në moment e e ka pyetur atë djalin që “…Do vij ai tjetri…” ai djali e mori në telefon por ai nuk ja hapi tel, pas dy minutash Floriani e telefonon atë dhe i thotë: ”…hajde te “Hotel Fieri”, se nuk vij aty…”.

Olti Serjanaj me Nebiun e kishim me dy mendje të shkonim, por ndërkohë janë nisur për tek hotel “Fieri”. Nebiu me atë djalin tjetër ecën para, kurse Olti më pas, sepse fliste në telefon me mamën e tij. Ndërsa Grei me dy shokët e vet ka ardhur më mbrapa.

Sapo kalojnë rrugën të bar “Piazza”, përballë saj në krahun e urës, kanë parë djalin “Bjond” i cili quhej Flori, që po shkonte drejt Nebiut dhe kur janë afruar Olti ka kuptuar se, ishte Flori që i priste te hotel Fieri.

Ndërkohë Olti ka dëgjuar Nebiun që i thoshte Florit:

“…hiqe thikën na trego përse ke bërë vidio te “Arena Game Zone”, një ditë më përpara…?

Nebiu me Florin kanë debatuar në lidhje me vidion dhe i thoshte që “…hiqe thikën dhe flasim si njerëz por ai nuk pranonte që kishte thikë…”. Edhe personi tjetër që erdhi me Oltin e ka pyetur: “…a ke thikë apo jo…” edhe ai i thotë që: ”…po, kam thikë, ai i thotë “…ma jep mua por ai nuk pranoi…”.

“….unë u largova nja dhjetë metro më larg, buzë rrugës dhe shikoj Florianin pasi e kisha përballë, nxori dorën nga xhepi dhe me dorën e djathtë mbante thikën, e cila ishte me teh të zi…”-ka treguar në prokurori Olti.

Në moment Olti, e ka goditur me grusht poshtë nofullës në qafë dhe është larguar prej tij. Ndërsa Nebiu dhe Grei, gjendeshin përballë tij, duke qënë kështu Olti e goditi me grusht Florianin që të mos godiste me thikë, Grein dhe Nebiun.

Rezulton se Flori, ka tentuar ta godasi me thikë Grein herë pas here rresht. Njëra nga këto goditje me thikë, e ka kapur Grein dhe është rrëzuar në tokë.

Ai u shtri në tokë dhe bërtiti: “…o zemra…” më pas i doli gjak nga gjoksi.

/Ora News

Advertisement