Kronike
Jetonte i vetëm, 50-vjeçari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë, aty ku jetonte i vetëm. Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupit, nuk kontatohen shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.