Kosova
Rezultati i vizitës së Eskobarit/ Afrim drastik i Kosovës në Këshillin e Evropës
Gazetarja serbe Lilana Smajlloviç vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “taktika të shkëlqyera” të lëvizjeve të njëanshme, me të cilat më vonë bën pazare me aleatët perëndimorë, kështu që edhe në këtë rast ai mund të shpërblehet “se ka bërë diçka”, pas dhjetë vjetësh mosrespektimi të gjykatës së tij supreme”.
Mendoj se Eskobar ka shprehur te Albin Kurti shqetësimin për serbët në Kosovë, por nuk besoj se është frikësuar shumë nga kjo. Mendoj se do në kujtesën e Perëndimit do mbetet në kujtesë akti se Prishtina i bëri një lëshim të madh Amerukës dhe Europës, duke respektuar vendimin rreth Manastirit të Deçanit Nga kjo shihet se taktikat e shkëlqyera të Kurtit, si me amerikanët ashtu edhe me Evropën, deri tani kanë funksionuar. Ai bën më shumë lëvizje të njëanshme dhe shpejt, pasi me to, më vonë, Kurti bën pazare me aleatët perëndimorë. Ende ekziston mundësia që Quint-i ti thotë Kosovës se nuk mund të anëtarësohet në KE derisa të themelojë Asociacionin, por do të habitesha nëse kjo do të ndodhë” – tha Smajlloviç, duke shtuar se Beogradi nuk është i vetëm në pritjen e nëntorit dhe rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por edhe Kurti po pret, bile me frikë më të madhe se Vuçiç.
“Ai duhet të ketë frikë jo vetëm nga zgjedhja e Trampit, por edhe nga rikthimi i Riçard Grenellit në një pozicion edhe më të rëndësishëm në administratën amerikane. Kurti e di që është një situatë shumë e rrezikshme për të, prandaj edhe po bën sa më shumë hapa të mundet, duke hequr përshembull mbishkrimet cirilike apo dhe vendimi për dinarin”-theksoi gazetarja e njohur”.
“Kur ne serbët dëgjojmë deklaratën e Escobar, i cili tha se çështja e dinarit është një çështje humanitare, i hapim veshët mirë sepse kujtojmë se na kanë bombarduar në vitin 1999 për arsye humanitare dhe dëgjojmë me shumë kujdes. Por mendoj se kjo deklaratë është thjesht përkëdhelje e serbëve pas shpine, pasi në fakt Prishtina e di se mirëqenia e serbëve në Kosovë nuk është çështje në top listë për amerikanët.
Mbaj mend se gjashtë muaj më parë ambasadori amerikan në Kosovë, tha një fjali mjaft të fortë – shtëpia po ju digjet, duhet të zgjidhni. Kur shikon tani, ka kaluar gjysmë viti dhe asgjë nuk ka ndodhur, nuk ka pasur presion”- u shpreh Smajlloviç. Ajo beson gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka humbur ndikimin e tij në Prishtinë dhe se gjermanët kanë shumë më tepër ndikim te Kurti sesa ka Departamenti i Shtetit.
“Por ky është edhe një lëshim për Eskobar. Kurti me vendimin për manastirin po i thotë Amerikës se Kosova është aleate e saj dhe se ai i dëgjon këshillat e SHBA.”- tha Smajlloviç duke pretenduar se do të ketë ndonjë lëshim të vogël nga Kurti, ndoshta një zgjatje të afatit për dinarin që të duket se vizita e Gabriel Eskobar ka pasur efekt në Prishtinë”- theksoi gazetarja serbe duke treguar se teksa në nëntor ka zgjedhje në Amerikë, të gjithë janë në pritje dhe të gjithë po bëjnë lëvizje në përputhje me rrethanat.
“Zelenski, Kina, Tajvani, të gjithë po e bëjnë këtë, të gjithë jemi në të njëjtën lojë, të gjithë kemi ankthe dhe shpresa të ndryshme në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Situata është më e rrezikshme për Kurtin. Eskobar ka pasur bisedime me shumë shqiptarë të tjerë, gjë e cila lë të kuptohet se po mendojnë se me kë mund të punojë SHBA. Për amerikanët nuk është aq e rëndësishme që Albin Kurti të dënohet për shkak të serbëve, por Uashingtoni nuk mund të lejojë që dikush që ata e konsiderojnë aleat, të mos i dëgjojë. Por Kurti deri më tani ka qenë shumë i suksesshëm në këtë përballje. Ai e ndërtoi identitetin e tij politik që të jetë në gjendje t’u bëjë ballë amerikanëve, prandaj njerëzit e votojnë dhe prandaj ai ka shumë mbështetje”. – potencoi gazetarja e njohur Liljana Smajlloviç.