Connect with us

Kosova

Grenell për Kurtin: Po krijon destabilitet

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në një intervistë për mediumin serb ‘politika’, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po krijon destabilitet.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar në dënimin e lëvizjeve të njëanshme të Albin Kurtit, sepse ai krijon destabilitet. Lidhur me veprimet e tij, edhe administrata Biden është mjaft e qartë”- ka deklaruar Grenell.

Kur ka folur për raportet mes Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Serbisë, ai ka thënë se raportet mes dy shteteve duhet të forcohen çdo vit. “Unë e dua Serbinë dhe popullin serb dhe besoj se kam treguar përkushtimin tim për paqe dhe prosperitet në të gjithë rajonin e Ballkanit”- theksoi ish emisari.

“Unë kam qenë krenar për progresin që kemi bërë dhe mbetem me shpresë se liderët do t’i zbatojnë ato marrëveshje shumë të mira të bëra shumë vite më parë”, potencoi Grenell. Vlen të theksohet se vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është koordinuar me ta për çështjen e dinarit, madje kanë thënë se ky vendim ka cenuar raportet në mes të dy shteteve respektive.

Advertisement