Connect with us

Kosova

Tradhti, intriga apo më keq, Drecun për antarësimin e Kosovës në NATO

“Njoftimi se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në organizatë do të shqyrtohet në seancën e sotme të Këshillit të Evropës, si dhe fakti se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk votuan për vendosjen e iniciativës së Rusisë në rend dite për të diskutuar 25 vjetorin e agresionit të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, paraqet mbështetje për Kosovën me qëllim hapjen për të, të procesit drejt anëtarësimit në NATO” – Kështu tha deputeti serb Milovan Drecun.

Me këto veprime, historia e bombardimeve do kishte mbaruar dhe sipas Perëndimit, kjo do ta bëj Serbinë të vetëdijshme se Kosova është një territor i humbur për të përgjithmonë dhe se nuk mund të llogaritet se një ditë do të kthehet sërish nën Serbinë” –  theksoi Dreçun, duke shtuar se NATO-ja si organizatë ka qëndrimin që Kosova të anëtarësohet në programin ‘Partneriteti për Paqe’

“Duket se NATO-s ka plane të ndryshme për Kosovën dhe janë duke punuar për realizimin e tyre” – potencoi deputeti serb

“SHBA thotë hapur se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, sepse, siç thonë përfaqësuesit e saj, besojnë se kjo do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale” – u shpreh ai duke theksuar se në mbështetje të kësaj flasin edhe deklaratat e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ende ka garanci të forta të sigurisë amerikane dhe mbështetje të plotë për të qenë anëtare e NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Advertisement