Connect with us

Kronike

Në kërkim të grupeve kriminale? FNSH aksion në Vlorë, disa të shoqëruar

Kronike

Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)

Tetë persona janë arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë të identifikuar si Armand Losi, 33 vjeç, Gentjana Losi, dhe Gentian Troplini.

Për tre shtetasit shqiptarë dhe një tjetër me kombësi italiane drejtësia ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie ndërsa për 4 shtetasit e tjerë të gjithë italianë është caktuar masa detyrim paraqitje.

Sipas autoriteteve vendase, droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.

Continue Reading

Kronike

Makina bëhet “copë-copë”, në gjendje të rëndë shoferi (Detajet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar ftaktura të shumta në trup. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç mund të shikohet dhe nga foto mjeti pothuajse është shkatërruar plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq.

Sipas burimeve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Motori përplas të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lungomares. Një motor ka përplasur një të moshuar teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjeksësore.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të të rastit.

Continue Reading

Kronike

Vetëvr*asjen e Almës dhe tre fëmijëve/ Kukulla e fëmijës ndryshon pistën e hetimit, çfarë ndodhi?

Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës, për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës, sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit, e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna, zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës, gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën, e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në, nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe, të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit, u gjet edhe trupi i djalit 4-vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi, u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër, apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë, kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re.

Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj, ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure, në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg, dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla, erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë.

Deri më tani, nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës, apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Po ashtu, të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin, duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar, që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së, nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet, për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij, i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzar për dhunë në familje dhe tradhti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING