Connect with us

Kosova

‘Mos ia kini besën Vuçiçit, s’do të heqë dorë nga minimi i Kosovës’

Filip Milaçiç, profesor në Universitetin e Evropës Qendrore në Austri, duke qenë se Serbia aktualisht ndodhet në mes të një kryqëzimi kritik ndërmjet demokracisë liberale dhe autoritarizmit populist, u shpreh skeptik nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do t’i normalizojë ndonjëherë marrëdhëniet me shtetet fqinje në rajon, posaçërisht me Kosovën.

Në një artikull të fundit, profesori malazez shkroi se presidenti serb e ka shndërruar në mjet politik dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që i shërben atij kryesisht për ta mbajtur pushtetin, teksa nuk do që të heqë dorë nga e ashtuquajtura çështje e Kosovës, ndërsa ekzistojnë indikacione se ai do të ruajë “stabilokracinë” në Serbi për një kohë të gjatë.

“S’ka asnjë arsye për të besuar se Vuçiçi do të heqë dorë nga mjeti më i mirë politik që i shkon atij, duke zgjidhur çështjen e Kosovës. Ajo i shërben atij si një pretekst për përmbysjen e demokracisë – për mohimin e të drejtave kushtetuese dhe personalizimin e pushtetit në mënyrë që ai të mund të ‘shpëtojë kombin’, duke përçmuar kritikët demokratë të regjimit si tradhtarë”, – ka shkruar Milaçiç.

Ai përmendi edhe mënyrën se si Vuçiçi vendosi të njohë targat e Kosovës, që sipas studiuesit malazez, vetëm kishte për qëllim të qetësonte kritikat e bashkësisë së organizuar perëndimore për manipulimin zgjedhor – një shembull ky që tregon se si presidenti serb manipulon çështjen e Kosovës për përfitime politike, madje herë-herë duke nxitur edhe tensione.

“Vuçiç nuk është i vetmi lider ballkanik me mendësi autoritare. Nëse ai arrin të autokratizojë më tej Serbinë, kjo do prekte të gjithë Ballkanin Perëndimor, një rajon me demokraci të brishta. Autokratë të tjerë aspirantë në rajon i kushtojnë vëmendje të madhe tani lëvizjeve të presidentit serb” – theksoi Milaçiç mes tjerash.

Ndërkohë perspektiva e demokracisë në Serbi është ende e pasigurt. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorshme ndaj stabilitetit rajonal, duke u përmbajtur nga minimi i shteteve fqinje. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore, duke rreshtuar veten krah Rusisë dhe Kinës.

Kosova

KUKULLAT e Vuçiçit shohin det në ëndërr dhe lojtari i dorës së dytë

“Rroftë përgjithmonë Serbia” – Kështu tha Millosh Vuçeviç, kryeministri i ri serb, i cili nuk premton për mirë, duke gjykuar nga përvoja e Ballkanit në tërësi. Duket se makina mori tatëpjetën ose iku në të kaluarën në vend të së ardhmes.

Serbia ka arritur në pikën e sotme fundore, pa detin që e ka pasur ëndërr kaq shumë kohë, siç vërejti me të drejtë kryeministri i porsaemëruar, por jo për shkak të të ashtuquajturit Vojisllav Koshtunica, i cili i shtoi atij mozaiku vetëm një guralec, por për shkak të themeluesit të politikës së vitet 1990. Atëherë elita politike dhe intelektuale serbe, me mbështetjen e plotë të Kishës Ortodokse Serbe, në vend të demokracisë dhe anëtarësimit në BE, zgjodhi projektin e Serbisë së Madhe, një koncept antievropian dhe siç doli, edhe një koncept antiserb, një kamp në të cilin duhej të jetonin të gjithë serbët e botës, siç besonin dhe ëndërronin të rinjtë në atë kohë, mes të cilëve edhe aktivisti i shquar I partisë së Sheselit, tani kryeministër i Serbisë, Millosh Vuçevië” – kështu shkruan gazetari dhe aktivisti malazez I të drejtave të njëriut, Zheljko Ivanović në një rubrikë për ‘Vijesti’.

Diskutimet dhe replikat e kryeministrit të ri të Serbisë tregojnë se edhe pas tre dekadash e gjysmë dhe katër luftërave të humbura, zyrtarët në Beograd nuk e kuptojnë pse në vend të daljes në det, atyre në fakt iu duhet një dalje nga tuneli anti-qytetërues ku po rrinë me dekada.

“Në fakt, Serbia pas luftrave mbeti jo vetëm pa dalje në det por edhe pa sy në ballë, pra gjysmë verbër” – ka shkruar Ivanović duke potencuar: – Asgjë nuk kuptoj as Aleksandër Vuçiç pas rënies së komunizmit dhe shembjes së Murit të Berlinit, se Serbia, si shumica e vendeve të tjera të Bllokut Lindor, duhej të futej në krahët e Perëndimit, pra demokracisë, institucionet e forta, mediave te pavarura. E njëjta gjë është edhe sot, edhe pse kanë kaluar dekada, ata nuk e kanë të qartë se ku është vendi i tyre dhe cili është drejtimi i lëvizjes” – shkruan Ivanović

Continue Reading

Kosova

Kosova e BLINDUAR nuk është në modë, ja si raportojnë mediat e huaja

Redaktori i telegrafit britanik, Daniel Sheridan, ka evokuar kujtimet e pakëndshme të fund viteve ’90, kur në Kosovë jo vetëm po lulëzonin konfliktet, por edhe në media po bëhej një luftë e vërtetë.

“Ne erdhëm në Kosovë për të përcaktuar nëse konflikti tjetër i madh në Evropë mund të ndodhte këtu,” – tha Sheridan duke ironizuar se pavarësisht nëse ishte sensacionalizëm i keq apo thjesht një dështim i modës, nuk pati asnjë ovacion.

Në tekstin e tij autorial, thuhet se Kosova sot e ka ngritur sigurinë në një nivel më të lartë sepse “po rritet frika se presidenti i Serbisë po planifikon pushtim me ndihmën e aleatit të tij Vladimir Putin”.

Pushtimi sapo ka filluar, duke gjykuar nga zgjedhja e garderobës, jelekët antiplumb dhe veshjet e kamuflazhit” – shkruan Sheridan.

Ata që ndjekin mediat e huaja dhe raportojnë nga vende të tjera thonë për Kosovën në internet se numri i gazetarëve që kuptojnë ngjarjet në Ballkan është shumë i vogël dhe se për Kosovën shkruhet rrallë. Mungesa e njohurive shpesh mbulohet pikërisht duke futur në shkrime “influencat malinje ruse, e cila, duke përdorur Serbinë, kërcënon të destabilizojë Ballkanin”.

“Mediat britanike rrallë herë raportojnë për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi, përveç rasteve kur diçka dramatike po ndodh” – tha gazetari i BBC-së, Dejan Radojeviç.

“Edhe në Gjermani nuk ka shumë gazetarë që ndjekin Ballkanin, kështu që Kosova raportohet në mënyrë sporadike” – u shpreh gazetari Nenad Radiçeviç duke theksuar se disa media gjermane kanë marrë pjesë në përgatitjen e publikut për përpjekjen e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Europës

“Është më shumë një përpjekje për të justifikuar politikën gjermane për anëtarësimin e Kosovës në KiE, dhe si pjesë e kësaj historie është edhe rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë që duhet të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe ku Gjermania është një prei inicuesve.

Continue Reading

Kosova

SHTYHET pranimi i Kosovës në KiE, Ponosh: Për shkak se Kurti refuzoi të plotësonte kërkesat minimale

“Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është vonuar vetëm për shkak se Kurti ka refuzuar të plotësojë kushtin minimal – të paktën të dërgojë një dokument të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës –  tha kreu i Qendrës Serbe, Zdravko Ponoš.

Siç ka theksuar në postimin e tij në rrjetin social X, këto veprime të Albin Kurtit janë të pëlqyera për votuesit e tij dhe Beogradi këtë e sheh si sukses diplomatik.

“Ai mundet ta bëj, dhe votuesve të tij i pëlqen loja e vështirë dhe e rëndë. Partneri I tij në Beograd, Aleksander Vuçiç e ‘shet’ këtë si sukses diplomatik. Lajmet e rreme i kënaqin edhe votuesit e tij” – ka shkruar Ponoš.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilët ka diskutuar për largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Kryeministri theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar së qeni qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës”, thuhet në një komunikatë dërguar mediave.

Theksojmë se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me ambasdorët e QUINT-it, dhe si Kurti, ajo ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së.

Kjo pasi sipas saj të njëjtat, “janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarr hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje”.

Continue Reading

Kosova

SHTEGU i artë i Spanjës për të njohur Kosovën, politologu spanjoll tregon kur do të njihet

Politologu spanjoll nga Grupi Këshillimor i Politikave ‘Ballkani në Europë’, Alehandro Perez, në një emision televiziv ka folur mbi anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ai komentoi edhe qëndrimet e Spanjës, e cila vazhdon që të jetë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, apo avancimit në anëtarësime ndërkombëtare.

Perez tregoi se si mund ta bindë Kosova Spanjën që ta ndryshojë qasjen.

Së pari, ai tha se shteti spanjoll nuk do njohë Kosovën derisa të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

“Për autoritetet spanjolle, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, qëndrimi ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Spanja nuk do ta njohë Kosovën derisa të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Dhe ky ka qenë qëndrimi tradicional i Madridit zyrtar gjatë viteve, i mbështetur kryesisht në besimin e Spanjës se, ekzistenca e një Kosove të pavarur në ditët e sotme shkel ligjin ndërkombëtar. Pra, ky është në thelb konteksti, politik dhe ligjor, në të cilit po mbështetet Spanja” – u shpreh politologu spanjoll.

Ndër të tjera, Perez nuk e përkrahu vendimin e Spanjës për bllokimin e qasjes së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Që Spanja të votonte pro antarësimit, do të duhej të ndodhin më shumë zhvillime në lidhje me raportet dhe marrëveshjet e Kosovës me Serbinë. Megjithatë, mendoj se qëndrimi aktual i qeverisë spanjolle për bllokimin e qasjes së Kosovës në Këshillin e Evropës” –  tha ndër të tjera Alehandro Perez.

Continue Reading

Kosova

Me xhepat PLOT PARA nga Beogradi, largimi i stuhishëm i Escobar

Gabriel Escobar nuk do të mbajë më postin e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Ai u largua nga ky post në mënyrë të turbullt, mes shkrimeve të gazetave se neutraliteti i tij ishte vënë në pikëpyetje për shkak të lidhjeve financiare të gruas së tij me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe mohimeve nga Departamenti i Shtetit. Pozicioni i ri në të cilin do të caktohet Escobar, nëse caktohet, sipas bashkëbiseduesve të medias serbe ‘Nova’, do t’i përgjigjet pyetjes nëse ka ndonjë të vërtetë në akuzat.
Lajmi se Gabriel Escobar largohet nga posti aktual erdhi nga portali Frontliner, me disa akuza shumë të rënda ndaj të dërguarit në largim të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Në tekstin e tyre ndër të tjera thuhet se veprimet e Escobarit në Kosovë janë të njëanshme dhe potencialisht të komprometuara, duke pasur parasysh lidhjet financiare mes gruas së tij dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Kjo, siç shkruan Frontliner më tej, hedh hije mbi neutralitetin dhe paanshmërinë e të dërguarit ndërkombëtar dhe ngre dyshime për veprimet e tij gjatë ngjarjeve kritike në Kosovë, siç ishte kriza e qershorit dhe gushtit 2023.

Frontliner shkroi gjithashtu për lidhjet familjare të Gabriel Escobar dhe Manuel Escobar, partnerë në një firmë, e cila dyshohet se ka një kontratë me Qeverinë e Republikës Srpska për këshilla dhe përfaqësim në çështjet ligjore ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit lëshoi mohimin pothuajse menjëherë. Mirëpo, në të nuk e mohojnë që Escobar nuk do të jetë më i dërguari për Ballkanin Perëndimor, por pretendojnë se nuk bëhet fjalë për ndryshim, por për një “rotacion” dhe duhet të kalojë në detyrën tjetër.

“Të gjithë diplomatët e karrierës jashtë vendit ndërrohen çdo një deri në katër vjet, që është një praktikë e rregullt. Escobar ka qenë në postin e tij aktual për tre vjet dhe është planifikuar të kalojë në detyrën e tij të radhës në javët në vijim.

Deri në tranzicionin e planifikuar, ai mbetet në pozitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor”- thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit, I cili mohon akuzat e lartpërmendura për lidhjet financiare të familjes së tij me Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe Qeverinë e Republikës Srpska.

“Gruaja e zëvendësndihmës sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë mjete nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. Gjithashtu, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së nuk ka asnjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore nga Teksasi” – thekson Departamenti i Shtetit.
Ish-diplomati serb, Srećko Gjukiç tha se është befasi që emri i një diplomati profesionist dhe bashkëshortes së tij lidhen me histori të tilla dhe pohoi se histori të tilla qarkullojnë në Beograd për një kohë të gjatë.

“Dhe jo vetëm për Escobarin, por edhe për shumë zyrtarë të tjerë të huaj që kthehen nga Beogradi me xhepa plot para. Në qarqet e njerëzve që merren seriozisht me analizën e politikës dhe diplomacisë, realisht ndonjëherë nuk është e mundur të gjendet një shpjegim adekuat për politikën e butë që shpesh ndiqet ndaj Serbisë. Pavarësisht disa ngjarjeve, premtimeve të parealizuara dhe qëndrimeve të shpeshta që bien ndesh me ato të BE-së dhe SHBA-së. Ka qëndrime shumë të ndryshme për interpretimin e disa gjërave që po ndodhin në Serbi, prej ambasadorit amerikan Christopher Hill dhe Departamentit të Shtetit. Dhe e gjithë kjo është vërtet shumë e pazakontë” – deklaroi Gjukic për Nova.

“Unë personalisht nuk do të habitesha nëse këto pretendime janë të vërteta, pavarësisht nga mohimi i Departamentit të Shtetit. Për hir të dinjitetit të tij dhe të diplomacisë amerikane, Departamenti i Shtetit sigurisht që nuk do të shkojë më tej në deklarata. Do të shohim kur të caktohet në një detyrë të re, nëse kjo do të ndodhë vërtet, çfarë dënimi do t’i jepet atij dhe sa të sakta janë këto akuza” – theksoi diplomati Gjukic.

Kujtojmë se Escobar u emërua në postin e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, duke zëvendësuar Matthew Palmer. Sipas pretendimeve të analistëve në Uashington në atë kohë, emërimi i tij ishte tregues se Shtëpia e Bardhë nën komandën e Biden vendosi për një rol më energjik dhe proaktiv në Ballkan.

“Ai është një njeri që kryen detyrat që i janë besuar dhe gjen zgjidhje, duke i imponuar ndonjëherë edhe diplomatikisht” – thoshin për të në atë kohë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING