Connect with us

Politike

“Koha për shkundje”, Meta: Korrupsioni i Veliajt ka bërë më shumë dëme se tërmeti i 2019

Kreu i Partisë së Lirisë, lir Meta, ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Kombinatit, ndërsa shprehet se dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Meta shkruan se ka ardhur “koha për shkundje”, ndërsa shprehet se nuk mund të lejohet më që të vazhdohet të vidhet me inceneratorin fantazmë dhe kompaninë 5D.

POSTIMI I PLOTË:

Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese.

Advertisement