Politike
Presidenti Bajram Begaj niset drejt Kosovës, sot takim ‘kokë më kokë’ me homologen Osmani
Me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i Shtetit bajram Begaj është nisur drejt Kosovës, ku do të qëndrojë edhe ditën e sotme.
Presidenti do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë në datën 15 prill 2024.
Presidenti do të këtë një takim kokë më kokë me Osmanin si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.